Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëria në vijën e parë me Iranin, gazetari: Vendimet e Berishës dhe Ramës e futën vendin në konflikt të hapur

11:05 02/04/2026
Reading Time: 2 min lexim

Paralajmërimi i Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri për rrezikun e mundshëm të sulmeve nga Irani ka rikthyer në fokus një realitet të fortë: Shqipëria rezulton një nga vendet më të ekspozuara në Ballkan për shkak të përplasjes direkte me Teheranin.

Në një studio televizive, gazetari Bledian Koka deklaroi se kjo situatë nuk është rastësi, por pasojë e drejtpërdrejtë e vendimeve politike të marra ndër vite nga drejtuesit kryesorë të vendit. Sipas tij, linja e përplasjes me Iranin është ndërtuar nga të dyja krahët politikë, si nga Sali Berisha ashtu edhe nga Edi Rama.

Koka theksoi se gjithçka nis me vendimin për të strehuar muxhahedinët në Shqipëri, një hap që, sipas tij, e vendosi vendin në një kurs të drejtpërdrejtë përplasjeje me Iranin. Fillimisht, gjatë qeverisjes së Berishës u strehuan rreth 300 persona, ndërsa më pas, gjatë qeverisjes së Ramës, numri i tyre u rrit ndjeshëm, duke arritur sipas tij nga 3.000 deri në 6.000, të vendosur kryesisht në Manzë.

“Mendoj që një nga vendet me raportet më të tensionuara me Iranin në Ballkan dhe po doni dhe në Europë është Shqipëria. E para punës nis çështje që nga vendimi që kanë marrë dy krahët politikë si zoti Berisha dje në qeveri dhe zoti Rama sot, për të strehuar së pari zoti Berisha 300 muxhahedinë dhe më pas zoti Rama nga 3.000 deri në 6.000 numri është pak i paqartë për prezencën e tyre në Manëz,” u shpreh ai.

Gazetari evidentoi se përplasja u bë e hapur në vitin 2018, kur Shqipëria dëboi dy diplomatë iranianë me akuza për përfshirje në aktivitete terroriste, ndërsa u përfol edhe për një plan të mundshëm për atentat ndaj Baba Mondit. Sipas tij, ky ishte momenti kur raportet kaluan nga tensione në konflikt të drejtpërdrejtë.

Situata, sipas Kokës, u përshkallëzua më tej në vitin 2021 me ndërprerjen totale të marrëdhënieve diplomatike, për të kaluar më pas në një fazë tjetër përballjeje përmes sulmeve kibernetike ndaj institucioneve shqiptare, ku janë përmendur edhe depërtime në sisteme të rëndësishme si ato të drejtësisë.

Por ajo që e bën më shqetësuese situatën, sipas tij, është fakti që paralajmërimi i fundit nuk flet për një kërcënim kibernetik, duke ngritur pikëpyetje për një nivel tjetër rreziku që mund të përfshijë territorin shqiptar.

Në këtë kontekst, Shqipëria duket se nuk është thjesht një vend periferik në këtë përplasje, por një pikë e drejtpërdrejtë e interesave dhe tensioneve me Iranin.

Të tjera

“Kur i bën naftën, naftës”
Aktualitet

“Kur i bën naftën, naftës”

Nga Lutfi Dervishi Kryeministri thotë se ‘ka një sasi nafte që është jashtë radarëve të shtetit’. Pyetjet janë të thjeshta:...

12:26 02/04/2026
RAI 3 zbardh skemën: Ndërtimi në Shqipëri dhe paratë e krimit
Aktualitet

RAI 3 zbardh skemën: Ndërtimi në Shqipëri dhe paratë e krimit

Një investigim i emisionit italian “Presa Diretta” në RAI 3 hedh dritë mbi lidhjet mes sektorit të ndërtimit në Shqipëri...

16:01 01/04/2026
Para
“Kur i bën naftën, naftës”

"Kur i bën naftën, naftës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Kur i bën naftën, naftës”

“Kur i bën naftën, naftës”

12:26 02/04/2026
Shqipëria në vijën e parë me Iranin, gazetari: Vendimet e Berishës dhe Ramës e futën vendin në konflikt të hapur

Shqipëria në vijën e parë me Iranin, gazetari: Vendimet e Berishës dhe Ramës e futën vendin në konflikt të hapur

11:05 02/04/2026
RAI 3 zbardh skemën: Ndërtimi në Shqipëri dhe paratë e krimit

RAI 3 zbardh skemën: Ndërtimi në Shqipëri dhe paratë e krimit

16:01 01/04/2026
Vjosa Osmani dekoron Kombëtaren e Kosovës: “Përfaqësuat në mënyrën më të denjë të mundshme shtetin tonë”

Vjosa Osmani dekoron Kombëtaren e Kosovës: “Përfaqësuat në mënyrën më të denjë të mundshme shtetin tonë”

12:16 01/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.