Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëria në mesin e 10 vendeve për rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Europë

13:02 26/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Shqipëria renditet e 10-ta në rreth 40 vende të Europës për rritjen e lartë të çmimeve të ushqimeve ndërmjet 2015-mars 2025. Të dhënat që burojnë nga Indeksi i Harmonizuar që BE përdor për të krahasuar ndryshimin e çmimeve në Europë tregon se që nga 2015-ta, Turqia kryesoi për rritjen e lartë të inflacionit të ushqimeve për shkak të valëve të inflacionit të viteve të fundit  dhe në anën tjetër Zvicra kishte rritjen më të ulët.

Indeksi shqiptar i çmimeve të ushqimeve dhe pijeve jo alkoolikë shënoi në mars të këtij viti 167 % (2015=100), çka do thotë se nga viti 2015 deri në mars 2025 çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 67 për qind një nga nivelet më të larta në Europë.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rriten 14% më shumë se mesatarja e BE-së në këtë periudhë. Eurostat e rendit Shqipërinë në vendin e 10 në 40 ekonomi, teksa para nesh renditet vende me zhvillime jo të zakonta, me inflacion shumë të lartë (p.sh. Turqia 1,470, Hungaria 210).

Shqipëria gjithashtu kishte rritjen më të fortë të çmimeve edhe në Rajonin e Ballkanit, duke përjashtuar Serbinë. Rritja më ritme të lartë të çmimeve të ushqimeve në krahasim me vendet e tjera në Europë dëmton e konvergjencën afatgjatë ( arritjen e standardeve të jetesës së BE).

Në njërën anë presioni në konsum nga vizitorët e huaj dhe në tjetrën plakja e popullsisë po krijojnë një mjedis me çmime më të larta edhe në vijimësi. Zhvillimet pozitive në turizëm nuk po nxisin prodhimin bujqësor dhe vendi ka rritur varësinë e furnizimeve me ushqime nga importi vitet e fundit. Teksa kjo varësi po rritet mungojnë politikat që adresojnë kostot strukturore të zinxhirit të furnizimit ushqimor.

Për të zbutur pasojat e inflacionit të lartë pas luftës në Ukraine të gjitha vendet europiane, përfshirë edhe ato të rajonit aplikuan politika agresive në rritjen e pagave dhe pensioneve. Shqipëria ka bërë disa ndërhyrje sidomos në sektorin publik, por ende mbetet pas.

Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro. Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam). Në Mal të Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj./Monitor

Etiketa: rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeveShqiperia

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para
Publikohen rezultatet e analizave/ 5 fëmijë të intoksikuar me salmonelë në kopësht

Prindërit protestojnë për helmimin e fëmijëve me salmonelë në Gramsh: S’kemi siguri t’i kthejmë në kopsht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.