Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëria në krizë ekonomike, pandemia shton edhe 112 mijë të varfër

09:20 14/05/2021
Reading Time: 3 min lexim

Pandemia Covid-19 dhe tërmeti i 26-nëntorit 2019 e bënë me agresive varfërinë në Shqipëri.

Sipas vlerësimeve të fundit të Bankës Botërore mbi varfërinë relative (popullsia që jeton me më pak se 5,5 dollarë amerikan ë ditë), Shqipërisë i janë shtuar midis 28 mijë dhe 112 mijë të varfër në 2020-n.

Në vlerësimin konservativ të Bankës Botërore, më shumë janë prekur shtresat që përfshihen në klasat 2-4 (për efekt të matjes së varfërisë, popullsia ndahet në 5 klasa me nga 20% secila, ku klasa 1 i përket 20 përqindëshit me më pak të ardhura dhe klasa 5 atij me më shumë).

“Në vitin 2020, niveli i varfërisë në Shqipëri parashikohet të jetë rritur me 1 pikë përqindje (28,000 të varfër të rinj). Metoda jonë më konservatore për vlerësimin e varfërisë parashikon një rënie më të madhe të të ardhurave për punëtorët në klasat 2-4 të shpërndarjes së të ardhurave, krahasuar me parashikimin standard bazuar në PBB, duke rezultuar në një rritje të vlerësuar të varfërisë prej 4 pikë përqindje, ekuivalente me 112,000 të varfër të rinj”, thuhet në raportin e Bankës.

Raporti thekson se Shqipëria ka nivelin më të madh të varfërisë në Ballkanin Perëndimor; rreth një e treta e njerëzve të saj jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë (në PPP 2011-prodhimi i brendshëm bruto për frymë bazuar në standardin e fuqisë blerëse).

Në të gjithë rajonin (Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnjë Hercegovina) vlerësohet të jenë shtuar midis 165 dhe 336 mijë të varfër në vitin 2020. Në variantin konservativ, gati një e treta e të varfërve të shtuar në rajon i përket Shqipërisë.

Varfëria u ul pak në Shqipëri në 2014-2019, pavarësisht rritjes ekonomike

Raporti thekson se në Shqipëri, midis 2014 dhe 2019 varfëria ra me vetëm 1 pikë përqindje, pavarësisht se rritja mesatare vjetore e PBB-së ishte 3 për qind. Tronditja e dyfishtë, e tërmetit dhe pandemisë i fshiu totalisht rezultatet e arritura më parë.

Punësimi total ra me 1.8 për qind në 2020, ndërkohë pjesëmarrja e forcës së punës ra, veçanërisht mes të rinjve. Papunësia u rrit në mënyrë të qëndrueshme që nga tremujori i dytë 2020, veçanërisht për grup moshën 30–64 vjeç. Në fund të vitit 2019, varfëria monetare dhe privimi material u rrit në shtatë bashkitë më të prekura nga tërmeti.

Metoda më konservatore e Bankës Botërore parashikon një rritje të nivelit të varfërisë për Shqipërinë me 4 pikë për qind përgjatë vitit 2020, duke arritur në 44%. Ky vlerësimin parashikon një rënie më të madhe të të ardhurave për punëtorët në klasat 2-4 te të ardhurave ekuivalente tek 112,000 të varfër të rinj.

Përmirësimet e mirëqenies në Ballkanin Perëndimor u ndërprenë në vitin 2020, ndërsa kriza COVID-19 i shtyu ekonomitë në recesion. Ulja e varfërisë në rajon u ndal, dhe varfëria u rrit me rreth 2.3 pp, ose 336,000 të rinj të varfër në rajon.

Ndikimet e vlerësuara të COVID-19 në varfëri ndryshojnë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke reflektuar ndryshimin e konsiderueshëm të ndikimit të krizës në ekonomi.

Në shumicën e vendeve të Ballkanit varfëria u rrit për shkak të rënies së madhe të të ardhurave të familjeve urbane afër vijës së varfërisë që punojnë veçanërisht në ndërtim, shërbime dhe prodhim.

Banka Botërore përdori dy metoda për të vlerësuar varfërinë e mundshme, ndikimin e pandemisë COVID-19 në 2020 dhe rimëkëmbjen e mundshme në 2021: (1) parashikimet bazuar në rritjen sektoriale të PBB-së dhe (2) mikrosimulimin e hollësishëm të goditjeve dhe përgjigjet e politikave./monitor

Etiketa: papunësiaShqiperiavarfëria

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma”, i cili ka si qëllim goditjen...

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
Para
Izraeli nis sulmin tokësor në Gaza, vazhdojnë bombardimet me tank dhe nga ajri

Izraeli nis sulmin tokësor në Gaza, vazhdojnë bombardimet me tank dhe nga ajri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.