Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëria në kaos, auditi i qeverisë konstaton 10 milionë euro shkelje me tenderat

09:21 15/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Sistemi i Prokurimit Publik rezultoi një nga fushat me problematike në drejtim të respektimit të rregullave dhe bazës ligjore për tenderimin e fondeve publike.

Pas Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka evidentuar ndër vite abuzimet financiare më anë të prokurimeve publike, edhe auditi i qeverisë e konsideron këtë fushë problematike. Pavarësisht se gjatë vitit të kaluar pandemia kufizoi disi veprimtarinë e kontrollit të brendshëm të qeverisë, në inspektimet e ushtruara u zbuluan 9,238 shkelje, devijime dhe dobësi në sistemet e prokurimit publik.

Gjatë vitit pandemik auditi i qeverisë gjeti një dëm financiar prej 1,2 miliardë lekësh ose rreth 10 milionë eurosh, ku 45 për qind e vlerës i takon sistemit të prokurimeve publike.

Gjetjet kryesore në sistemin e prokurimeve ishin mos argumentim dhe mbështetje me kërkesat dhe nevojat e njësisë në planifikimin për mallra/shërbime, si dhe përllogaritjen e fondit limit. U gjeten shkelje të procedurave të prokurimit publik përfshirë specifikimet teknike, procedurat e tenderimit, si dhe zbatimi i kontratave.

Nuk u ndoqën të gjithë hapat ligjorë për blerjet me vlera të vogla, si dhe favorizimi në disa raste i blerjeve të të njëjtit operator ekonomik.

U gjetën gjithashtu përllogaritje të paargumentuara të fondit limit, si bazë për fillimin e procedurave të prokurimit.

Auditi i qeverisë gjeti nënshkrim të kontratës duke ndryshuar kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit me të cilat është shpallur fitues subjekt.

Një tregues tjetër i analizuar është “Të gjitha kontratat janë dërguar në kohë pranë degës përkatëse të thesarit”, i cili përcakton numrin e kontratave të dërguara pranë degëve të thesarit pas tre ditëve nga data e nënshkrimit të tyre kundrejt numrit total të kontratave të dërguara në thesar.

Për vitin 2020, ky tregues është vlerësuar mesatarisht në nivelin 1.8 pikë nga 4 pikë të mundshme (ose 45%), duke reflektuar një situatë jo mjaft të kënaqshme, përafërsisht të njëjtë me vitin 2019.

Auditi i qeverisë vë në dukje se të gjitha institucionet paraqesin mangësi në këtë fushë, kryesisht njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilat janë vlerësuar mesatarisht me 1.6 pikë, shkruan Monitor.

Ndërkohë, arsyet për mosrealizimin e këtij treguesi vijnë kryesisht si pasojë e mungesës së disponibilitetit të personave, të cilët nënshkruajnë kontratën, duke shkaktuar vonesa në dërgimin e tyre. Gjithashtu, afati ditor prej 3 ditësh për dërgimin e kontratave në thesar është praktikisht i pamundur për t’u zbatuar nga institucionet, të cilat nënshkruajnë dhe menaxhojnë një numër shumë të madh kontratash.

Etiketa: problemettenderat

Të lidhura

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit
Ekonomi

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më...

08:08 29/04/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë
Ekonomi

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit...

08:14 12/04/2025
Para
Përgjimi i kancelares Merkel, reagon ashpër Macron: Kjo është e papranueshme!

Vaksinimi është detyrim për francezët, të gjithë në protestë kundër presidentit Macron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Drejt përfundimit numërimi edhe në Lezhë, sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Përfundon numërimi për votimin brenda, KQZ: Ja sa qytetarë votuan

08:37 14/05/2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

08:30 14/05/2025
Diaspora/ Numërohet rreth 40 përqind e zarfeve, rezultatet

Diaspora/ Numërohet rreth 40 përqind e zarfeve, rezultatet

08:14 14/05/2025
Horoskopi sot: 24 Prill 2025

Horoskopi sot: 14 Maj 2025

07:56 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.