Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëria, në hartën europiane të identifikimit të kafshëve

11:18 25/05/2025
Reading Time: 1 min lexim
Shqipëria, në hartën europiane të identifikimit të kafshëve

Shqipëria është përfshirë zyrtarisht në hartën europiane të identifikimit të kafshëve, një zhvillim që konsiderohet historik nga Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Resuli bëri të ditur se ky hap është përshëndetur edhe nga Unioni Europian i Veterinerëve të Praktikës, një prej organizatave më të rëndësishme të profesionistëve të fushës në kontinent.

Sipas UEVP-së, marrëveshja mes Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve të shoqërimit, përbën një arritje të madhe drejt përafrimit me standardet europiane.

Ajo vendos themelet për një sistem të gjurmueshëm, të sigurt dhe ligjërisht të mbështetur për mikroçipimin dhe pasaportimin e qenve e maceve.

Dokumenti u nënshkrua më 30 prill 2025 nga Presidenti i UPMVSH, Dr. Ervin Resuli, dhe drejtori i përgjithshëm i AKVMB, Sulejman Kulolli. Parashikohet që vetëm veterinerët e licencuar nga Urdhri do të kenë të drejtën për të ushtruar këtë shërbim.

Ky sistem, përveç mirëqenies së kafshëve, synon të forcojë edhe mbrojtjen e shëndetit publik, përmes monitorimit të sëmundjeve zoonotike të rrezikshme si tërbimi, lehismaniaza, echinokokoza dhe toksoplasmoza.

UEVP e konsideron këtë marrëveshje si një shembull konkret të funksionimit të modelit europian në Shqipëri, ku Urdhri i Veterinerëve merr rolin e garantuesit të standardeve dhe rregullatorit të profesionit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Identifikimi i kafsheveShqiperia

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Mbërrijnë nën masa të rrepta sigurie në gjykatën e Durrësit Xhevdet Plaku dhe 6 të arrestuarit e tjerë

Mbërrijnë nën masa të rrepta sigurie në gjykatën e Durrësit Xhevdet Plaku dhe 6 të arrestuarit e tjerë

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip