Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëria në flakë: Zjarret përhapen nga veriu në jug, rrezikohen banesat dhe pasuritë natyrore

17:27 11/08/2025
Reading Time: 3 min lexim

Situata e zjarreve në Shqipëri këtë vit ka marrë përmasa alarmante, duke u përhapur në mënyrë të pakontrolluar. Flakët nuk po prekin vetëm pyjet dhe zonat rurale, por po afrohen rrezikshëm edhe pranë zonave të banuara, duke vënë në rrezik jetën dhe pronën e qytetarëve.

Pasditen e sotme, një zjarr masiv ka përfshirë fshatin Tërbaç të Vlorës, duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe kullotash. Era e fortë dhe terreni i vështirë malor kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve drejt banesave, duke shkaktuar frikë e panik. Banorët kanë bërë thirrje urgjente për ndërhyrje nga ajri, pasi ekipet zjarrfikëse në terren kanë hasur vështirësi serioze për të arritur në vatra. Situata mbetet kritike, me rrezikun e përfshirjes së banesave.

Edhe në fshatin Plirez të Poliçanit, zjarri që vijon prej tre ditësh është përshkallëzuar sot për shkak të temperaturave ekstreme. Tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën. Zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë janë në terren, por banorët paralajmërojnë se pa ndërhyrjen e helikopterëve, flakët mund të depërtojnë në qendrat e banuara.

Në jug, një tjetër vatër e madhe zjarri është regjistruar pranë aksit Sarandë–Muzinë, duke rrezikuar Parkun Natyror të Syrit të Kaltër, një destinacion i vizituar nga mijëra turistë. Edhe pse flakët ende nuk kanë hyrë në zonën e mbrojtur, rreziku është i madh. Për arsye sigurie, vizitorët janë evakuuar dhe qarkullimi në rrugë është pezulluar. Banorët dhe turistët kërkojnë ndërhyrje ajrore të menjëhershme, pasi zjarrfikësit nuk arrijnë të ndërhyjnë për shkak të terrenit.

Në Tiranë, fshati Ferraj është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm që po përhapet drejt Shkallës së Tujanit, përgjatë Rrugës së Arbrit. Pamjet tregojnë tym të dendur dhe flakë që po afrohen rrezikshëm pranë banesave, madje edhe pranë një xhamie. Banorët denoncojnë se nuk është parë asnjë zjarrfikëse në zonë, ndonëse rreziku është i madh. “Po digjen shtëpi dhe nuk po vjen askush. Ju lutem publikojeni, na ndihmoni,” është mesazhi alarmues i një banori.

Në Kavajë, flakët në zonën e Sterbegut janë përhapur drejt vilave të banorëve. Pamjet nga terreni tregojnë vatra aktive shumë pranë banesave.

Edhe zona e Vaqarrit, prej ditës së djeshme, është nën pushtetin e një zjarri masiv që kërcënon banesat dhe pyjet përreth. Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve dhe ndërhyrjeve nga ajri, flakët nuk janë vënë nën kontroll, duke avancuar drejt zonave të banuara.

Ndërkohë, në fshatin Berzhirtë, një vatër e re ka shpërthyer me intensitet të lartë. Një emigrant që ndodhet aty për pushime ka dërguar pamje të tymit të zi që ngrihet në qiell, të dukshme nga distanca. Ai shpreh zhgënjim për mungesën e ndërhyrjes: “Helikopteri kalon çdo ditë për stërvitje, ndërsa sot që zona digjet, është zhdukur si me magji.”

Banorët në të gjitha zonat e prekura i bëjnë thirrje autoriteteve të reagojnë urgjentisht, duke dërguar forca zjarrfikëse dhe helikopterë, përpara se situata të marrë përmasa tragjike.

Ndërkohë satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”, të promovuar me bujë si një mjet revolucionar për kontroll dhe parandalim, kanë dështuar totalisht në detyrën e tyre.

Pavarësisht premtimeve për monitorimin e territorit dhe emergjencave, ata nuk kanë sjellë asnjë raport
dhe nuk kanë ndihmuar aspak në përballimin e zjarreve që po shkatërrojnë vendin.

Ndërkohë që mijëra hektarë digjen dhe qytetarët vuajnë, këto projekte të shtrenjta mbeten thjesht një fasadë propagandistike, pa asnjë efekt real në terren.

Etiketa: ZJARRET

Të tjera

Horoskopi sot, 28 nëntor 2023
Horoskopi

Horoskopi: 4 shtator 2025

Dashi Do të ndihesh i ngarkuar me energji dhe gati për të përballuar çdo sfidë. Në dashuri, partneri mund të...

09:21 04/09/2025
Karburantet mes pallateve/ “Bomba e pa shpërthyer”, si u pajisën me leje mjedisi fiktive nga ESP OIL, tek Gega, Eida, Start, Kastrati e shokë
Aktualitet

Karburantet mes pallateve/ “Bomba e pa shpërthyer”, si u pajisën me leje mjedisi fiktive nga ESP OIL, tek Gega, Eida, Start, Kastrati e shokë

Të gjithë karburantet që shihni në foto i bashkojnë disa gjëra me njëra tjetrin. Përveçse siç duket shesin karburant në...

20:25 03/09/2025
Para
A u konsultuan me prindërit? Ministria e Arsimit distancohet nga zbatimi i projektit “Smart City”

A u konsultuan me prindërit? Ministria e Arsimit distancohet nga zbatimi i projektit “Smart City”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 4 shtator 2025

09:21 04/09/2025
Karburantet mes pallateve/ “Bomba e pa shpërthyer”, si u pajisën me leje mjedisi fiktive nga ESP OIL, tek Gega, Eida, Start, Kastrati e shokë

Karburantet mes pallateve/ “Bomba e pa shpërthyer”, si u pajisën me leje mjedisi fiktive nga ESP OIL, tek Gega, Eida, Start, Kastrati e shokë

20:25 03/09/2025
Skandal i ri ushqimor: Kroacia bllokon ngarkesën me pjeshkë shqiptare, AKU dhe Ministria në heshtje

Skandal i ri ushqimor: Kroacia bllokon ngarkesën me pjeshkë shqiptare, AKU dhe Ministria në heshtje

16:49 03/09/2025
Shqipëria në fund të Europës: paga minimale vetëm 408 euro në muaj

Shqipëria në fund të Europës: paga minimale vetëm 408 euro në muaj

14:56 03/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.