Skip to content
Bota

Shpërthimi në Paris, 4 të vdekur dhe 32 të plagosur

· 1 min lexim

Shpërthimi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Paris, i ka marrë jetën 4 personave, ndërsa raportohet për dhjetra të tjerë të plagosur.

Kryeqyteti francez, u trondit sot, nga një shpërthim i fuqishëm, në lagjen Opera në afërsi të qendres.

Edhe pse u dyshua si një shpërthim nga terroristët, apo nga ‘jelekverdhët’, policia sqaroi, se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një rrjedhjeje gazi në një furrë buke.

Mediat vendase raportojnë se nga flakët, kanë humbur jetën 4 persona dhe 32 të tjerë janë plagosur, 8 prej të cilëve në gjendje të rëndë

Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin sa më shumë kalimin në këtë zonë, për shkak se ende vijon të jetë i pranishëm rreziku.