Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shpërthim rastesh me koronavirus, Manastirliu thirrje qytetarëve: Po rritet numri i të shtruarve tek Infektivi, respektoni masat

11:12 10/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për Covid-19 dhe të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të mbajtjes së higjenës personale.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ministrja  shprehet se është rritur numri i të prekurve dhe janë shtuar pacientët që po marrin mjekim tek Infektivi.

Pak minuta më parë Ministria e Shëndetësisë raportoi për 42 raste të reja të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit.

Pritet që pas kësaj shifre, të ndërmerren masa. Ditët e fundit ka patur një tendencë në rritje të numrit të rasteve të reja.

Dje, numri i të shtruarve tek Infektivi arriti në 41.

Reagimi i plotë:

Të gjithë ne dëshirojmë një gjë, kundrejt Covid-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi i ri: Ta mundim një herë e mirë, për të mos e patur më mes nesh. Shtete shumë më të zhvilluara se Shqipëria po vazhdojnë të përballen me këtë infeksion. Disa pa e ndërprerë asnjëherë luftën, të tjerë duke luftuar me rikthimin e tij.

Pas hapjes fillimisht graduale, dhe më pas tërësore dy javë më parë, Shqipëria ka ende transmetime komunitare të infeksionit në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.Kemi të prekur dhe shtim të numrit të pacientëve në Spitalin Infektiv.Që kur vendosëm për rihapjen, kemi ndarë me ju besimin se gjërat do të shkojnë mirë, vetëm nëse plotësohet një kusht themelor: bashkëpunimi i qytetarëve.

Normaliteti i ri nuk do të jetë kurrë si ai i para Covid-19, për sa kohë që asnjë vend i botës nuk ka mundur të gjejë ende, as kurën, as vaksinën.

Për këtë arsye, asnjëri nga ne nuk mund t’i lejojë vetes që, pas rihapjes, të relaksojë dhe neglizhojë masat individuale të higjenës dhe distancimit soial, apo edhe të protokolleve. Sepse kjo do të ishte një “recetë” për përhapje të shpejtë të infeksionit.

Në situatën ku ndodhemi sot, e cila ishte brenda pritshmërive tona kur planifikuam rihapjen, është e domosdoshme që gjithësecili të marrë përgjegjësitë e veta qytetare, me qëlim që të ruajë veten dhe të tjerët.

Sistemi shëndetësor është në nivelin më të lartë të gatishmërisë dhe puna në terren nuk është ndalur për asnjë çast, për zbulimin e çdo rasti dhe kontakti, për të këputur zinxhirin e infeksionit.

Megjithatë, edhe mjekët, heronjtë e gjithëpranuar të këtyre kohëve, pak mund të bëjnë pa bashkëpunimin e qytetarëve, ashtu siç ka ndodhur që në ditën e parë të kësaj luftë.

E kam thënë edhe herë tjetër, pak vlen t’i lëvdojmë dhe falënderojmë, nëse vetë nuk bëjmë secili pjesën tonë, për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Ju lutem dëgjojini thirrjet e tyre, dhe informohuni vetëm nëpërmjet institucioneve përgjegjëse shëndetësore. Ju lutem, të mos e ulim vigjilencën dhe të mbrojmë veten, të afërmit, miqtë tanë.

Ju lutem, vazhdojmë të bashkëpunojmë për të mos e çuar dëm sakrificën e këtyre muajve, kur të gjithë bashkë, qeveri dhe shoqëri dhamë një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit në mbrojtje të shëndetit, nëpërmjet zbatimit të rregullave të higjenës dhe distancimit fizik, si dhe protokolleve të nxjerra nga institucionet shëndetësore.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/972004563255594

Etiketa: covid 19koronavirusmanastirliunumri i të shtruarverespektoni massatShpërthim rasteshte infektivithirrje qytetareve

Të tjera

Braçe publikon skandalin për IQOS: Brenda cigares ka fletë metalike
Aktualitet

Braçe publikon skandalin për IQOS: Brenda cigares ka fletë metalike

Deputeti socialist Erion Braçe ka vijuar fushatën e tij publike në mbrojtje të shëndetit të fëmijëve, duke denoncuar këtë herë...

19:19 28/12/2025
Alarmi i Shehajt: AKSHI ndërhyri në Kadastër, u ndryshuan pronarët e pronave
Aktualitet

Alarmi i Shehajt: AKSHI ndërhyri në Kadastër, u ndryshuan pronarët e pronave

Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ngritur një alarm publik duke denoncuar atë që e cilëson si një skandal...

16:40 28/12/2025
Para

Rritet bilanci edhe në Kosovë, 31 viktima dhe 1269 të infektuar nga koronavirusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Braçe publikon skandalin për IQOS: Brenda cigares ka fletë metalike

Braçe publikon skandalin për IQOS: Brenda cigares ka fletë metalike

19:19 28/12/2025
Alarmi i Shehajt: AKSHI ndërhyri në Kadastër, u ndryshuan pronarët e pronave

Alarmi i Shehajt: AKSHI ndërhyri në Kadastër, u ndryshuan pronarët e pronave

16:40 28/12/2025
E-Albania jashtë funksionit, qytetarët dhe bizneset pa shërbime

E-Albania jashtë funksionit, qytetarët dhe bizneset pa shërbime

14:53 28/12/2025
Fundosja e varkës në Indonezi, humbin jetën trajneri spanjoll dhe tre fëmijët

Fundosja e varkës në Indonezi, humbin jetën trajneri spanjoll dhe tre fëmijët

17:11 27/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.