Skip to content
Rajoni & Bota

Shpërthim në veri të Kosovës, banorët në panik

· 1 min lexim

Një mjet shpërthyes është dëgjuar në veriun e Mitrovicës gjatë natës së sotme, duke shqetësuar të gjithë banoret. Ky është shpërthimi i dytë me radhë pas atyre të 19 nëntorit, ku ishin regjistruar dy shpërthime, por pa dëme. Ende nuk dihet lloji i mjetit shpërthyes që u gjuajt.

Banorët shqiptarë të lagjes së Boshnjakëve konfirmojnë për “Mitropol” se shpërthimi ishte shumë i zhurmshëm. Edhe banorët e jugut të Mitrovicës thanë se shpërthimi u dëgjua edhe në jug.

Pritet që në orët në vijim që policia të japë më shumë informacion rreth ngjarjes në fjalë.