Skip to content
Të Gjitha

Shpërthim në një banesë në Fier, banorët në panik:Ja dyshimet e para

· 1 min lexim

Pasditen e sotme në një banesë në Fier ka ndodhur një shpërthim i cili ka shkaktuar panik të madh te banorët e lagjes.

Nga informacionet parapake mësohet se ngjarja ka ndodhur në një apartament në katin e 5-të ku si pasojë janë thyer xhamat e banesës, ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me të lënduarit.

Ende nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me këtë ngjarje, por sipas banorëve mendohet  se shkak i shpërthimit ka qenë një bombul gazi ose një tenxhere presioni.

Policia dhe forcat zjarrëfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizimin e flakeve dhe zbulimit të shkakut të shpërthimit.