Skip to content
Bota

Shpërthim i fuqishëm në fshatin Varagë

· 1 min lexim

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Varagë, në komunën e Zubin Potokut.

Shpërthimi ka dëmtuar kanalin e ujësjellësit të kompanisë “Ibër Lepenci”, duke shkaktuar derdhje të ujit në mënyrë të pakontrolluar.

Si pasojë e këtij incidenti, furnizimi me ujë është ndërprerë për qytetarët e Mitrovicës, dhe gjithashtu ka një rrezik për ndërprerjen e energjisë elektrike, pasi uji që ka shpërthyer është i domosdoshëm për ftohjen e termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Ky sulm vjen pas atyre me granata në Zveçan, fillimisht në stacionin policor e më pas edhe te komuna