Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shpërdorimi i fondve, PD denoncon rastin e tenderit abuziv në Kamëz

17:05 08/04/2023
Reading Time: 3 min lexim

Teksa ndodhemi rreth një muaj para zgjedhjeve lokale, Partia Demokratike ka denoncuar mesditën e sotme shpërdorimin dhe abuzimin e fondeve publike në Bashkinë Kamëz, nga kryetari Rakip Suli.

E përfaqësuar nga ish-deputeti Klevis Balliu, PD ngriti akuzat se tenderi i ndërtimit të rrugës “Kongresi i Dibrës” është bërë në mënyrë korruptive, duke skualifikuar ofertën më të ulët.

Balliu tha se tenderin e fitoi Kompania “Dajti Park 2007” e Kujtim Qefalias, e cila kishte një kontratë për ndërtimin e rrugës “Pavarësia e Kosovës – Pasho Vasa – Pishtarët e Demokracisë”.

Ai theksoi se kjo kontratë është nënshkruar në të njejtën ditë në të cilën “Dajti Park 2007” është klasifikuar përsëri shoqëri fituese, pavarësisht se i ka patur të angazhuar punonjësit dhe makineritë në objektin që ka nënshkruar kontratën, po me të njëjtin institucion.

Deklarata e plotë e Balliut:

Në vijim të denoncimeve të mëparshme, koalicioni Bashkë fitojmë, vazhdon me denoncimet publike, lidhur me shpërdorimin dhe abuzimet e fondeve publike në Bashkinë Kamëz, nga Kryetari në ikje, Rakip Suli.

Referuar Buletinit të Njoftimeve Publike datë 10 Tetor 2022, Bashkia Kamëz ka zhvilluar tenderin me objekt: “Ndërtim rruga Kongresi i Dibrës”.

Në këtë Buletin shpallet shoqëria fituese “Dajti Park 2007” Shpk. Kontrata për këtë objekt prokurimi është lidhur në datë 17.10.2022, referuar kjo Buletinit të 24 Tetorit 2022.

Si gjithmonë, oferta më e ulët skualifikohet, ndërkohë që këtë tender duhej ta fitonte shoqëria “Dajti Park 2007” shpk, pavarësisht se të gjitha shoqëritë pjesëmarrëse në këtë tender, mund të kenë bërë marrëveshje me njëra tjetrën, sepse të gjitha janë fituese në tendera të tjerë të zhvilluara nga Bashkia Kamëz, pra të gjitha ofertat pjesëmarrëse janë afër vlerës së fondit limit. Kjo është bërë më qëllim që të krijohet ideja sikur në prokurim kanë marrë pjesë disa ofertues, ndërkohë që të gjithë janë fitues në tendera të tjerë të zhvilluar po nga kjo Bashki.

Ky fakt është bërë me qëllim mashtrimin e instancave ligjzbatuese, si dhe vërteton fiktivitetin që Bashkia Kamëz ndjek për prokurimet publike.

Referuar rastit konkret, shkelja flagrante e ligjit ka të bëjë me faktin se, në të njëjtin Buletin, pra atë të datës 10 Tetor 2022, po vetë Bashkia Kamëz ka bërë publike faktin që ka nënshkruar kontratën për një objekt tjetër prokurimi me shoqërinë “Dajti Park 2007” Shpk, konkretisht për rrugën “Pavarësia e Kosovës – Pasho Vasa – Pishtarët e Demokracisë”.

Pra, në të njëjtin Buletin, në të njëjtën datë edhe kanë nënshkruar kontratën edhe e kanë klasifikuar përsëri shoqëri fituese, pavarësisht se i ka patur të angazhuar punonjësit dhe makineritë në objektin që ka nënshkruar kontratën, po me të njëjtin institucion.

 

Ky veprim tregon papërgjegjshmërinë në mbajtjen e dy standarteve në vlerësim ku në procedura të tjera ka skualifikuar shoqëri sepse i kanë patur të angazhuar punonjësit në kontrata të tjera, ndërkohë që për shoqërinë “Dajti Park 2007” Shpk ky arsyetim nuk vlen.

Pra, të nderuar taksapagues, abuzimi me fondet publike ka qenë dhe është qëllimi i kryetarit në ikje Rakip Suli, sepse këto para i duhen për blerjen e votave në fushatë.

Gjithashtu, ju bëjmë me dije se, shoqëria fituese “Dajti Park 2007” Shpk është shoqëria në pronësi të familjes Qefalia, eskponentë kryesore në fushatën elektorale të Partisë Socialiste, me seli në Dajt.

Pra, vetëm SPAK-u nuk e di që shoqëria fituese e këtij tenderi abuziv ka ndryshuar emerin nga “Qefalia” Shpk në “Vllaznia” Shpk dhe më pas në “Dajti Park 2007” Shpk.

Gjithashtu, i kërkojmë publikisht Znj. Sulejmani, dhe Znj. Elezi, si dhe të gjithë personave të autorizuar nga Kryetari në ikje Rakip Suli, të cilat ligji i ngarkon me përgjegjësi ligjore në rastin e prokurimeve abuzive, që të bashkëpunojnë me drejtësinë.

Rakip Suli, të mos rrijë i qetë, meqenëse kanë nënshkruar persona të tjerë në cilësinë e tij si titullar i autoritetit kontraktor, sepse parashikimet e legjislacionit në fuqi, kanë të parashikuar qartë se, edhe ti si Kryetar i Bashkisë, bashkë me personat e autorizuar dhe shkelësit e ligjit, do të përgjigjeni së shpejti përpara drejtësisë.

Të tjera

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje
Aktualitet

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

Protesta në Baks Rrjoll u përshkallëzua fort këtë fundjavë. Banorët thyen mjetet e “Brecani shpk”, e kontraktuar për ruajtjen e...

12:46 01/03/2026
E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë
Kryesore

E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

Një 7 vjeçar humbi jetën në një kryqëzim, pasi u përplas nga dy makina njëra pas tjetrës. Sipas hetimeve, fëmija...

17:25 28/02/2026
Para
Analiza e VOA: Çfarë mund të ndodhë pas padisë kundër ish-Presidentit Trump?

Analiza e VOA: Çfarë mund të ndodhë pas padisë kundër ish-Presidentit Trump?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

12:46 01/03/2026
E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

17:25 28/02/2026
“Janë një kamion me video të turpshme në zyrën e Agasit, të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë”/ Berisha: KM s’del më nga shtëpia nëse publikohen

“Janë një kamion me video të turpshme në zyrën e Agasit, të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë”/ Berisha: KM s’del më nga shtëpia nëse publikohen

15:53 28/02/2026
“Si kam vuajtur këto gjashtë vitet e tërmetit, mos i harrofsha”/ 70-vjeçarja në Kurbin ende pa shtëpi, 6 vite pas 26 nëntorit dhe me rindërtimin e lënë përgjysmë

“Si kam vuajtur këto gjashtë vitet e tërmetit, mos i harrofsha”/ 70-vjeçarja në Kurbin ende pa shtëpi, 6 vite pas 26 nëntorit dhe me rindërtimin e lënë përgjysmë

12:31 28/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.