Skip to content
Të Gjitha

Shorti, ja gjyqtarja që do vendosë “fatin” e Saimir Tahirit

· 1 min lexim

Miliana Muca është gjyqtarja paraprake që u përzgjodh nga shorti për të shqyrtuar dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Tani pritet të caktohet seanca ku do të vendoset dërgimi apo jo i çështjes në gjyq.

Kujtojmë se ish-ministri akuzohet për trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Në lidhje me akuzën e parë, Prokuroria ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre.