Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shoqata e Gazetarëve Europianë i kërkon qeverisë shqiptare paketa lehtësuse për mediat

19:07 02/04/2020
Reading Time: 3 min lexim

Prej thuajse katër javësh, vendi ynë është goditur nga COVID-19, duke iu nënshtruar një izolimi total për të frenuar sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e virusit agresiv, duke sjellë një ngrirje të bizneseve dhe të çdo aktiviteti tjetër.

Edhe mediat janë goditur nga virusi, teksa gazetat print kanë ndaluar botimin, kurse disa media audio-vizive dhe online kanë pezulluar përkohësisht pagat e gazetarëve, e të tjera kanë nisur reduktimin e pagave të disa punonjësve për të përballluar situatën.

Në planin financiar për përballimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi, qeveria nuk kishte parashikuar asnjë ndihmë për mediat, teksa thirrjet e tyre deri tani kanë rënë në vesh të shurdhër.

Së fundmi, Shoqata e Gazetarëve Europianë që është e vendosur në Shqipëri i ka dërguar sot një letër institucioneve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare, ku u ka kërkuar ndihmë për përballimin e situatës së COVID-19.

Shoqata shkruan se duhet të krijohen paketa lehtësuese dhe mbështetëse shumëdimensionale, për të gjitha mediat, duke filluar nga ato kombëtare, lokale, të shkruara dhe online.

Më tej shkruhet se një numër i konsiderueshëm televizionesh dhe gazetash përfshirë edhe ato online, kanë filluar me shkurtime në stafet respektive, largime nga puna për shkak të situatës së krijuar dhe përgjysmime të pagës pa paralajmërim, duke e argumentuar me problemet financiare.

LETRA E SHOQATËS SË GAZETARËVE EUROPIAN
Shoqata e Gazetarëve Europian seksioni shqiptar, Letër e hapur drejtuar: Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama, Ministrja e Financave edhe Ekonomisë zonjës. Anila Denaj, Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi, Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha, Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës zonjës. Yuri Kim, Ambasadores së Suedisë zonjës. Elsa Hastad, Përfaqësueses së Këshillit të Europës zonjës. Jutta Gutzkoë, Ambasadorit të Bashkimin Europian z. Luigi Soreca dhe Ambasadori të OSBE z. Bernd Borchard. Shumica e shteteve të Botës përfshirë këtu edhe Shqipërinë, kanë aplikuar masa të forta për parandalimin e përhapjes së Covid-19, si karantimi dhe kufizimet e të gjitha aktiviteteve publike dhe atyre private. Masa këto të nevojshme, sipas Organizatës Botëtore të Shëndetësisë, për të parandaluar përhapjen e këtij virusi dhe shpëtimin e jetëve njerëzore. Vlerësimet tona maksimale, shkojnë për të gjitha stafet mjekësore të të gjitha spitaleve në vend, që janë në vijën e parë të betejës, për Policinë e Shtetit dhe Ushtrinë, për angazhimin dhe sakrificën e jashtëzakonshme. Një fenomen që po ndihet përditë e më shumë pas bllokimit të nevojshëm të shumicës së aktiviteteve, është frenimi ekonomik me efekte sociale. Shoqata e Gazetarëve Europian seksioni shqiptar, ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim situatën e krijuar në veçanti në media, televizione, gazeta dhe agjensi lajmesh online.
Rezulton se një numër i konsiderueshëm televizionesh dhe gazetash përfshirë edhe ato online, kanë filluar me shkurtime në stafet respektive, largime nga puna për shkak të situatës së krijuar dhe përgjysmime të pagës pa paralajmërim, duke e argumentuar me problemet financiare. E gjitha kjo në një periudhë ku pjesa dërrmuese e gazetarëve janë angazhuar më shumë se dje në raportimin e gjendjes. Gazetarët, janë në vijë të parë të raportimit, duke rrezikuar jo pak edhe jetën e tyre, për të përmbushur misionin dinjitoz, atë të informimit të qytetarëve në shërbim të interesit publik. Duke parë këtë situatë që sa vjen e po përkeqësohet, dhe duke e konsideruar median si shumë të rëndësishme për demokracinë e një vendi, J’u apelojmë që të ndikoni sa më shpejt të jetë e mundur, në krijimin e një pakete lehtësuese dhe mbështetëse shumë dimensionale, për të gjitha mediat, duke filluar nga ato kombëtare, lokale, të shkruara dhe online.
Propozimet konkrete mund të hartohen pas diskutimesh me përfaqësuesit e mediave të vendit, që në mendimin tonë duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, për të mos lejuar përkeqësimin e situatës dhe përkeqësimin e cilësisë së informimit publik. Disa modele ku kjo paketë e mundëshme mund të bazohet, janë masat e marra nga Spanja ose Greqia. Në këtë proçes, mund të përfshihen edhe institucione të tjera me ekspertizë konkrete si AMA(Autoriteti i Mediave Audiovizive) apo ente të tjera. Media dhe gazetarët, janë një nga elementët më të rëndësishëm për demokracinë, dhe nuk mund të braktisen në këtë moment tejet delikat të historisë së vendit. Duke Ju falenderuar për vëmendjen, besojmë dhe shpresojmë shumë në ndihmën tuaj. Me respekt, Shoqata e Gazetarëve Europian të Shqipërisë!

Të lidhura

Mbi 52 milionë italianë iu drejtohen sot kutive të votimit
Bota

Mbi 52 milionë italianë iu drejtohen sot kutive të votimit

Nga ora 7:00 e mëngjesit deri në 23:00 të mbrëmjes së sotme, si dhe nesër deri në orën 15:00, rreth...

09:31 08/06/2025
Kandidati presidencial në Kolumbi qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi
Bota

Kandidati presidencial në Kolumbi qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi

Një kandidat për presidencën e Kolumbisë u qëllua me tre plumba gjatë një tubimi në kryeqytetin Bogota, dy prej tyre...

09:21 08/06/2025
Para

Shqiptarët të bllokuar në pikat kufitare, Meta: Duhet zgjidhje e shpejtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mbi 52 milionë italianë iu drejtohen sot kutive të votimit

Mbi 52 milionë italianë iu drejtohen sot kutive të votimit

09:31 08/06/2025
Kandidati presidencial në Kolumbi qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi

Kandidati presidencial në Kolumbi qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi

09:21 08/06/2025
Krimi i rëndë në familjen ukrainase, 16-vjeçari rrëfen vrasjen e nënës dhe motrës së tij të mitur

Krimi i rëndë në familjen ukrainase, 16-vjeçari rrëfen vrasjen e nënës dhe motrës së tij të mitur

09:06 08/06/2025
Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona

Konflikt mes komshinjve në Allias, plagoset me armë në këmbë 31-vjeçari

08:52 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.