Skip to content
Të Gjitha

“Shoku shkrepi antidjersën me çakmak”, rrëfehet nxënësi që u akuzua për helmimin në gjimnazin e Fierit

· 2 min lexim

Dy adolenshentë u proceduan penalisht për helmimin e mbi 30 nxënësve në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier.

Njëri prej tyre në një rrëfim për “Balkanweb”, pohoi se ka pasur një spraj në xhep, ndërsa hedh poshtë akuzën e helmimit.

Ai u shpreh se njëri nga nxënësit për lojë, ka marrë një antidjersë dhe e ka shkrepur me çakmak.

Si pasojë e lëshimit të gazit në ajër, nxënësit kanë shfaqur probleme me lëkurën, sytë dhe frymëmarrjen.

Prokuroria ndërkohë po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Intervista me nxënësin

Çfarë ka ndodhur në shkollën “Janaq Kilica”?
Në fillim u tha se ka plasur gazi, por pas disa ditësh filloi të zbardhjen ngjarja dhe doli se nuk ishte gazi.

A ke pasur gjë me vete?
Kam pasur një sprajt që lexonte “Diva”, e gjeta në makinën time, por nuk e përdora, thjesht e kisha në xhep. E kam pas edhe ditë më parë në xhep.

Po ku ndodhi helmimi i dytë ishe në shkollë?
Jo, kam qenë në shkollë, por në atë moment nuk kam qenë në ambientet e shkollës, kam qenë jashtë.

Dy shokët e klasës tënde janë akuzuar për këtë ngjarje, çfarë di?
Di që shoku ka pas një anti-djersë në çantë, shoku tjetër e ka marrë dhe e ka shkrepur me çakmak thjesht për lojë.

Ishit në të njëjtën godinë?
Jo, ne ishim në godinë tjetër, ndërsa era e përhapur ishte në godinën tjetër.

Çfarë ke dëgjuar për ngjarjen?
Kam dëgjuar që është kapur ai i fundit që e ka bërë atë.

Mendon se je akuzuar kot?
Po, edhe dy shokët e tjerë. Jam i sigurt.

Je nxënës i mirë në shkollë?
Po.