Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shok në QSUT/ Urdhëri ndal analizat: nuk ka më buxhet për pacientët

15:20 28/08/2025
Reading Time: 3 min lexim

Shëndetësia shqiptare po zhytet çdo ditë e më shumë në kaos dhe në skandale të njëpasnjëshme. Skandali i radhës vjen nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku me një email zyrtar është urdhëruar ndalimi i analizave laboratorike për pacientët, pasi është tejkaluar buxheti mujor i koncesionarit privat që menaxhon shërbimin.

Gazetari Osman Stafa ka publikuar dokumentin tronditës, i cili konfirmon se në spitalin më të madh të vendit jeta e pacientëve kushtëzohet nga “tavani financiar”.

Në emailin e QSUT thuhet:

“Përshëndetje,

Në zbatim të nenit 22.4 të kontratës së partneritetit publik-privat për ofrimin e shërbimit të laboratorëve ju bëjmë me dije se tarifat e shërbimeve të pagueshme të koncesionarit për QSUT “Nënë Tereza”, ka arritur 100% të tavanit buxhetor mujor. Ju kujtojmë se në bazë të nenit 22.4.3 të Kontratës Koncesionari do të ofrojë analizat urgjente deri në arritjen e vëllimit prej 5% të vëllimit të analizave urgjente të kryera.

Në vijim ju tërheqim vëmendjen për mungesën e monitorimit të buxheteve nga ana juaj dhe e stafit në varësi dhe si rrjedhojë edhe për moszbatimin e tyre.

Që prej datës 25 Gusht – 1 Shtator do të ofrohet shërbim laboratorik për rastet urgjente dhe shumë të rënda. Për çdo rast do të dërgohet email i detajuar dhe i argumentuar nga mjeku kurues tek Zv/D Drejtori i Përgjithshëm Teknik i PAI-t, i cili do të konfirmoj nëse do të procesohet në laborator kërkesa.

Sa më sipër, brenda orës 14:00 do të përcillni shërbimet që kanë tejkaluar buxhetin e alokuar në PAI-n tuaj.

Lutem në vëmendje,
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

 

Ky është një dokument zyrtar që tregon hapur realitetin dramatik: analizat ndalen sapo tejkalohet buxheti, duke vënë jetën e pacientëve në rrezik.

Gazetari Osman Stafa reagoi me tone të ashpra:


“A mund të më gjeni një spital në botë, me një situatë si QSUT? A ka logjikë që të ndërpriten analizat për pacientët, nëpër spitale? Ndodh, dhe askush nuk flet. Askush! Nga njëra anë shteti, ministria e shëndetësisë s’ka para për analizat, për pajisje, për ilaçe, e nga ana tjetër harxhojnë lekë për të larë makinat 10 mijë euro në muaj, harxhojnë miliona euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë, harxhojnë miliona euro për kopshtin ‘Eden’, e nuk harxhojnë për shëndetin e shqiptarëve.”

Ky nuk është rasti i parë skandaloz në shëndetësinë shqiptare, por është një dëshmi tjetër se sistemi publik po degradohet në mënyrë të frikshme. Nga mungesa e ilaçeve, aparaturave dhe kushteve minimale, deri te ndalimi i analizave bazike për pacientët, çdo ditë dalin në pah prova të reja të një sistemi të kapur nga koncesionet dhe nga paaftësia e qeverisë për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Skandalet e njëpasnjëshme në shëndetësi po tregojnë se jeta e shqiptarëve është lënë pas dore, ndërsa paratë publike shkojnë për tendera luksi dhe projekte fantazmë.

Të tjera

“Si duhet të sillem unë?!” – Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen pas 32 vitesh gjyqe për pronën familjare në Pogradec
Aktualitet

“Si duhet të sillem unë?!” – Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen pas 32 vitesh gjyqe për pronën familjare në Pogradec

Maria Poradeci, vajza e poetit të njohur shqiptar Lasgush Poradeci, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj institucioneve të drejtësisë,...

13:08 08/10/2025
Horoskopi: 8 tetor 2025
Horoskopi

Horoskopi: 8 tetor 2025

Dashi Dita të gjen me energji të fortë dhe dëshirë për të marrë iniciativa. Një ide që ke pasur prej...

10:32 08/10/2025
Para
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 29 gusht 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Si duhet të sillem unë?!” – Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen pas 32 vitesh gjyqe për pronën familjare në Pogradec

“Si duhet të sillem unë?!” – Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen pas 32 vitesh gjyqe për pronën familjare në Pogradec

13:08 08/10/2025
Horoskopi: 8 tetor 2025

Horoskopi: 8 tetor 2025

10:32 08/10/2025
Pas 23 ditësh grevë urie, babai shqiptar ndalon protestën në Greqi: “Më në fund, kërkesat u pranuan”

Pas 23 ditësh grevë urie, babai shqiptar ndalon protestën në Greqi: “Më në fund, kërkesat u pranuan”

21:31 07/10/2025
“Kushdo që dënon nipin do ketë fatin e Kalasë”; Kërcënimi tronditës i xhaxhait të autorit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

“Kushdo që dënon nipin do ketë fatin e Kalasë”; Kërcënimi tronditës i xhaxhait të autorit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

11:53 07/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.