Skip to content
Të Gjitha

Shoferët bllokojnë rrugën në Gjirokastër: Ministria e Transportit të gjejë zgjidhje, gati të vetëflijohemi

· 2 min lexim

Tashmë prej tre ditësh, drejtuesit e linjave të transportit urban në qytetin  Gjirokastrës janë ngritur për të protestuar. Mirëpo ditën e sotme është përshkallëzuar protesta dhe do të vazhdojë kështu deri në marrjen e një vendimi të plotë nga Ministria e Transportit.

Ndryshe nga ditët e mëparshme, sot protestuesit kanë vendosur që të bllokojnë rrugën kryesore në hyrje të qytetit duke u ulur përtokë, e duke mos lejuar asnjë makinë që të kalojë.

Situata e krijuar sigurisht që do të krijonte problemet e veta, pasi ndërhyrja e policisë për të lëvizur protestuesit ka bërë që të ketë edhe përplasje.

Shkaku ka qenë kalimi i një fugoni me pasagjerë të linjës Gjirokastër-Tiranë-Gjirokastër, i cili për më shumë se dy orë nuk ka mundur që të kalojë dhe të vazhdojë udhëtimin.

Shoferët e vendosur thonë se nuk kanë për të ndaluar, përkundrazi janë gati të vetëflijohen pasi po ju merret buka e fëmijëve.

Licencimi prej ministrisë së Transportit i linjave të tjera interurbane po sjell konflikte të përditshme mes agjencive, ndërsa aksionerët e prekur thonë se kjo po çon drejt falimentit agjencitë ekzistuese në të gjithë vendin. Situata e krijuar në Gjirokastër ka rënduar jo vetëm agjencitë, por edhe udhëtarët.