Skip to content
Të Gjitha

Shmangu detyrimet ndaj shtetit, kompanisë i bllokohen 1.6 milion litra gaz i lëngshëm

· 1 min lexim

Një biznes i tregtimit të gazit të lëngshëm është gjobitur me 350 mijë euro.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Doganavae, Arlind Gjokuataj, i cili ka inspektuar biznesin në kuadër të aksionit anti-informalitet.

Gjithashtu është bllokuar edhe 1.6 milion litra gaz i lëngshëm.

Shkak për gjobën janë bërë shmangiet e procedurave dhe detyrimeve ndaj shtetit.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar edhe një video nga aksioni.

Ky i fundit ka theksuar se lufta kundër informalitetit nuk ka të ndalur.