Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shkurti fillon me acar, si parashikohet të jetë moti për javën e ardhshme

18:48 02/02/2020
Reading Time: 2 min lexim

Java e parë e muajit shkurt pritet të sjellë temperatura të ulëta, reshje dëbore e shiu në vendin tonë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për javën që vjen pritet mot i kthjellët deri të martën, ku më pas kthjellimet do t’i lënë vendin reshjeve të shiut.

E marta do të sjellë edhe temperatura të ulëta e reshje dëbore në zonat malore dhe ato kodrinore, ndërsa e mërkura dhe e enjtja do të shoqërohet nga era e fortë, kryesisht në zonat bregdetare.

Ditët më të ftohta të javës do të jenë e enjtja dhe e premtja, ku temperaturat pritet të arrijnë vlera negative në të gjithë vendin.

Parashikimi sipas SHMU:

Dita e Hënë dhe ajo e Martë do të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën e qendrës dhe atë të veriut. Duke nisur nga orët e pasdites të ditës së Martë vendi përfshihet i gjithi nga reshjet e shiut me intensitet të ulët dhe mesatar.

Për tu theksuar është fakti se për shkak të depërtimit të masave ajrore polare, nga orët e vona të mbrëmjes (23:00) të ditës së Martë deri në orët e para të mëngjesit (06:00) të ditës së Mërkurë në zonat malore në lartësitë mbi 300 metër do të ketë reshje të dendura dëbore. Reshjet e dëborës zbresin gjithashtu deri në lartësitë kodrinore 500-600metër ndërsa nga ana tjetër ultësira perënimore dhe vija bregdetare do të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë ditës së Mërkurë vendet e ulta dhe ato bregdetare do të kenë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa zonat malore reshje dëbore.

Dita e Enjte dhe ajo e Premte do të kenë mot të kthjellët por gjithashtu të acartë shoqëruar me ngrica dhe akullëzim si dhe me temperatura të ulta dhe negative në orët e mëngjesit në të gjithë territorin.

Përgjatë ditës së Martë, Mërkurë dhe të Enjte problematike do të jetë era fillimisht me drejtim nga kuadrati i jugut dhe më pas nga ai i veriut. Era do të jetë me shpejtësi mesatare 5-13m/s por hera herës ajo arrinë shpejtësinë deri në 25-30m/s. Era më tepër e theksuar përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore të vendit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: motingricashkurti

Të tjera

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend
Aktualitet

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Ekspertët e çështjeve demografike Ilir Gëdeshi dhe Russell King arrijnë në konkluzionin se për të mbajtur të rinjtë në vend,...

14:48 22/06/2026
Para

Aksident me pesë automjete në aksin Elbasan-Librazhd, dy të plagosur

Lajmet e fundit

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip