Skip to content
Kryesore

Shkrumbohet automjeti në Sarandë-Gjirokastër, detaje

· 1 min lexim

Paraditen e sotme, rreth orës 11:00, një automjet është shkrumbuar nga flakët në aksin rrugor Sarandë–Gjirokastër, në afërsi të zonës së Skërficës.

Bëhet fjalë për një mjet tip Jeep me targë AB013PS, në pronësi të Kreshnik Bedinit, i cili u përfshi papritur nga zjarri dhe u dogj plotësisht.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura.