Studentët i janë drejtuar me një shkresë Kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit Gramoz Ruci, Ministrisë së Arsimit dhe Universiteteve publike në vend, në të cilën kanë shkruar të gjitha kërkesat e tyre.
Ata kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave dhe në lëter shprehen se kushtet e tyre janë të panegociueshme.
Studentët thonë që do vazhdojnë bojkotimin e mësimit derisa këto kushte të plotësohen.