Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shkresa të siguruara nga Balluku për inceneratorët, Kryemadhi denoncon Veliajn

14:00 12/12/2023
Reading Time: 2 min lexim

Monika Kryemadhi thirri këtë të martë një konferencë për shtyp, ku foli gjatë për inceneratorin e Tiranës, por nuk tha asgjë të re nga ato që ka deklaruar edhe më herët.

Përjashtim bëntë vetëm një shkresë që publikoi ish-kryetarja e LSI-së, burimi i së cilës ishte Belinda Balluku, si zv.Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në shkresën e saj, Balluku i drejtohet Bashkisë së Tiranës për të plotësuar njësinë e zbatimit të projektit të inceneratorit të Tiranës. Kjo njësi ka në dorë mbikëqyrjen e punimeve dhe zbatimit të kontratës.

Sipas Kryemadhit, njësia nuk ka funksionuar për shkak të mungesës së përfaqësuesit të Bashkisë së Tiranës, edhe pse po në këtë njësi marrin pjesë edhe institucionet e tjera, përfshirë këtu ministrinë e drejtuar nga Belinda Balluku.

Megjithatë, Kryemadhi e anashkaloi këtë detaj jo pak të rëndësishëm dhe u përqëndrua si gjithmonë te sulmi ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, që sipas saj ka zgjedhur të mos çojë përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë në këtë njësi, ndërkohë ka vijuar pagesat për shërbimin e faturuar me 29 Euro për ton.

Por, në gjithë deklaratën dhe denoncimin e Monika Kryemadhit del në pah një tjetër detaj. Ish-kryetarja e LSI-së duket se ka gjetur një tjetër aleancë brenda socialistëve, pas arratisjes së Arben Ahmetajt, njeriu që dyshohet se i ka dorëzuar dosjen e inceneratorëve.

Aleanca e pazakontë këtë herë është me Belinda Ballukun.

Shkresa që mban firmën dhe vulën e kësaj të fundit u përdor nga Kryemadhi për të sulmuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ashtu siç në të shkuarën janë përdorur shkresat e Arben Ahmetajt.

E përbashkëta tjetër është se në të dyja rastet, Kryemadhi tregohet selektive me dokumentacionet dhe deklaratat. Në atë kohë shmangte, madje në intervista televizive edhe e mbronte Arben Ahmetajn, ndërsa sot shmangu Belinda Ballukun, mbrojtjen e së cilës mund ta marrë përsipër në një fazë të mëvonshme.

E vërteta ndërkohë është që Arben Ahmetaj sot është në arrati për shkak të korrupsionit dhe përfshirjes në çështjen e inceneratorëve./Voxnews

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
SPAK kërkon arrestimin e tij, Berisha: Jam më i motivuar se kurrë

SPAK kërkon arrestimin e tij, Berisha: Jam më i motivuar se kurrë

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip