Skip to content
Të Gjitha

Shkon në 70 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

· 3 min lexim

Ka shkuar në 70 numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë.

Përditësimi i të dhënave është bërë nga zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Në 24 orët e fundit nga testimet e kryera janë regjistruar 6 raste të reja.

Në spitalin e Infektivit ndodhen 35 pacientë, tre prej të cilëve në terapi intensive.

Rakacolli bëri thirrje për qytetarët që të respektojnë masat e higjienës dhe distancimit social.

Të gjithë ata që kanë simptoma si kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë, duhet të telefonojnë në numrin 127.

Deklarata e Rakacollit

“Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:
– 5 raste nga Tirana (2 raste kontakti dhe tre raste të reja)
– dhe një 82 vjeçare nga Fieri. Deri në këto momente testuar 732 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 70 raste:

Tiranë  50 qytetarë
Durrës 5 qytetarë
Lushnje 2 qytetarë

Elbasan 2 qytetarë
Fier 7 qytetarë
Rrogozhinë  2 qytetarë
Kavajë 2 qytetar

anë shënuar deri tani dy raste humbje jete. Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen 35 pacientë të shtruar.  3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19. Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.

Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë. Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencavem duhet të telefonohet numri unik I urgjencës kombëtare 127! Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situate”.

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar dy viktima nga koronavirusi,  një 73-vjecare nga Durrësi dhe një 66-vjecar nga Lushnja, i cili ndërroi jetë te Infektivi.

Qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Lëvizja e këmbësorëve është e kufizuar në fashat orare 06:00-10:00 paradite dhe 16:00-18:00 pasdite.

Ndërsa makinat lejohen të qarkullojnë brenda orareve 06:00-08:00 dhe 16:00-17:00, ndërsa duhet të jenë të pajisura me autorizim nga policia.

Për qytetarët e kthyer nga Italia ka nisur aplikimi i gjobave prej 700 mijë lekësh të reja, nëse nuk respektojnë rregullat e vetëkarantimit.