Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shkolla “Edith Durham” ende e mbyllur, një vit pas premtimit

12:48 06/03/2026
Reading Time: 3 min lexim

Ndërtesa e re e shkollës “Edith Durham” në Tiranë është përfunduar, por nxënësit nuk janë rikthyer ende në klasat e saj. Çështja u diskutua në Kuvend gjatë një interpelance të kërkuar nga deputeti socialist Erion Braçe me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, ku në fokus ishte premtimi i pambajtur për hapjen e shkollës në shtator të vitit të kaluar.

Braçe, i cili përfaqëson zonën e njësisë nr. 5 në Tiranë ku ndodhet shkolla, rikujtoi kronologjinë e projektit dhe pritshmëritë që u krijuan tek prindërit. Sipas tij, punimet për rindërtimin kishin nisur në dhjetor 2024 dhe gjatë një vizite në terren në mars të vitit të kaluar ishte vendosur një afat i qartë që objekti të përfundonte brenda shtatorit.

“Në mars të vitit që shkoi kryeministri ishte atje. Puna kishte nisur në dhjetor 2024 dhe në mars u vendos një afat i qartë që në shtator shkolla të ishte e përfunduar. Shkolla ka përfunduar në tetor, jemi në mars. Janë të paktën 1700-1800 prindër në vështirësi të madhe. Kur do të hapet shkolla ‘11 Janari (Edith Durham)?”, u shpreh Braçe.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro pranoi se afati i shtatorit nuk u arrit, por sqaroi se ndërtesa tashmë është përfunduar dhe aktualisht po përfundon procesi i mobilimit dhe pajisjes me laboratorë.

“Unë e ndaj shqetësimin tuaj njësoj. Ndërkohë që flasim, ndërtimi ka përfunduar. Nuk mjafton të përfundojnë muret. Po përmbyllet mobilimi nga Bashkia e Tiranës. Një pjesë e mobilieve ka hyrë në ndërtesë”, deklaroi Kumbaro.

Sipas saj, godina e re do të ketë 33 klasa mësimore, prej të cilave 20 për ciklin 9-vjeçar, si dhe 10 laboratorë për lëndë të ndryshme, sallë multimediale, palestër dhe bibliotekë.

Ndërkohë, nxënësit vazhdojnë përkohësisht procesin mësimor në ambientet e shkollës “Emin Duraku”, ku zhvillojnë mësim pasditeve. Ministrja theksoi se rikthimi në godinën e re pritet të ndodhë në fillim të vitit të ri shkollor.

“Shumë shpejt nxënësit do të rikthehen. Njëherë e mirë në shtator të vitit të ardhshëm”, tha ajo.

Deputeti Braçe theksoi se vështirësia kryesore për prindërit nuk lidhet vetëm me distancën nga shkolla e përkohshme, por me ndryshimin e orarit të mësimit.

“Mu duk vetja sikur isha i vetmi jo solidar me ndërtimin e kësaj shkolle. Nuk kam sjellë shqetësim personal këtu, ky është shqetësim prindërish. Nuk është çështje metrash, por fakti që procesi mësimor është zhvendosur nga paradite në pasdite. Prindërit duhet të lënë punën për të çuar fëmijët në shkollë në drekë”, tha ai.

Braçe shtoi se vonesat mund të ishin shmangur nëse procedurat për mobilimin dhe pajisjen e laboratorëve do të ishin nisur më herët.

“Që në qershor të vitit që shkoi, kur pashë ritmet e punës, kam kërkuar që të merren me procedurat. Nëse dikush fle gjumë, nuk duhet ta vuajë as fëmija dhe as prindi”, theksoi deputeti.

Rindërtimi i shkollës u njoftua fillimisht në nëntor 2024 nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili deklaroi në rrjete sociale se “Shtatori i 2025-s do t’i gjejë fëmijët në klasat e reja.” I njëjti afat u përsërit edhe në janar 2025 gjatë një vizite në terren, ku Veliaj dhe ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimaj, siguruan se shkolla do të ishte gati për vitin shkollor 2025–2026. Premtimi përfundimisht u përsërit edhe nga kryeministri Edi Rama gjatë një inspektimi në kantier.

Megjithatë, dy muaj para afatit të shpallur, një verifikim i Faktoje tregoi se punimet ishin ende larg përfundimit. Në korrik 2025, Bashkia e Tiranës deklaronte se projekti ishte rreth 80 për qind i realizuar, por përsëri garantonte se shkolla do të ishte gati për nisjen e vitit të ri shkollor.

Edhe pse ndërtesa tashmë është përfunduar dhe po pajiset me mobilie, nxënësit nuk kanë nisur ende mësimin në godinën e re. Në këto kushte, hapja e shkollës pritet të ndodhë rreth një vit pas afatit të premtuar fillimisht, duke e kthyer këtë rast në një tjetër shembull të premtimeve publike që nuk realizohen brenda afateve të shpallura. /Faktoje.al

Të tjera

Ebola shpërthen në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në alarm për përhapjen e virusit
Kryesore

Ebola shpërthen në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në alarm për përhapjen e virusit

Shpërthimi i Ebolës në Afrikë po rikthen shqetësimin global, ndërsa autoritetet shëndetësore paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së virusit në...

23:11 26/05/2026
Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO, debate për afatet e paraburgimit dhe mungesa në sallë
Aktualitet

Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO, debate për afatet e paraburgimit dhe mungesa në sallë

Është shtyrë seanca gjyqësore në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, mes debateve procedurale dhe mungesave të shumta të...

12:25 26/05/2026
Para
Thika plagos 16-vjeçarin në Delvinë, nxënësit në revoltë: “Jemi të frikësuar”, babai i autorit na sfidon duke i rënë xhepit me lekë

Thika plagos 16-vjeçarin në Delvinë, nxënësit në revoltë: “Jemi të frikësuar”, babai i autorit na sfidon duke i rënë xhepit me lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ebola shpërthen në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në alarm për përhapjen e virusit

Ebola shpërthen në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në alarm për përhapjen e virusit

23:11 26/05/2026
Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO, debate për afatet e paraburgimit dhe mungesa në sallë

Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO, debate për afatet e paraburgimit dhe mungesa në sallë

12:25 26/05/2026
Përplasi për vdekje fëmijën 7 vjeç në Elbasan, arrestohet regjisori Petri Bozo

Përplasi për vdekje fëmijën 7 vjeç në Elbasan, arrestohet regjisori Petri Bozo

11:01 26/05/2026
ZYRTARE/ Revolucion te Milani pas dështimit në Champions, shkarkohen Tare, Allegri, Furlani dhe Moncada

ZYRTARE/ Revolucion te Milani pas dështimit në Champions, shkarkohen Tare, Allegri, Furlani dhe Moncada

19:10 25/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.