Skip to content
Të Gjitha

Shkatërrohet grupi i hajdutëve në Itali. Në pranga tre shqiptarë

· 1 min lexim

Një bandë hajdutësh të përbërë nga tre shqiptarë është shkatërruar nga policia italiane.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase.

Shqiptarët janë të dyshuar për një sërë vjedhjesh në zonën e Osimos, San Biagio, Aspio dhe Osimo Stazione.

Policia ka bërë me dije inicialet e tyre: K.G., 33 vjeç, I.A., 35 vjeç, L.L., 28 vjeç.

Të tre kanë precedentë të mëparshme penale, kurse dy prej tyre ishin dëbuar edhe nga Italia.

Po ashtu, karabinierët kanë hapur hetim për veprën penale “vjedhje e rënduar”.

Të rinjtë shqiptarë kishin ngritur bazën e tyre në komunën e Porto Sant’Elpidio, ku edhe banonin.

Hetimet kanë nisur prej kohësh, por së fundmi është bërë arrestimi i tyre në Civitanovas.

Gjatë arrestimit policia ka sekuestruar sende të vjedhura, si dhe sende të tjera, të cilat përdoreshin në grabitje.

Edhe banorët e zonës ishin ankuar disa herë, duke thënë se një grup personash që ata nuk i kishin identifikuar dot, kishin kryer vjedhje të shumta në apartamente e vila.