Skip to content
Të Gjitha

Shkarkohet konsulli shqiptar në Romë (emri)

· 1 min lexim

Konsulli shqiptar në Romë, Edmond Kumaraku është shkarkuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Shkarkimi vjen pas deklaratës së ministrit Cakaj për ndërprerjen e marrëdhënieve me 20 punonjës të shërbimit diplomatik.

Ministri deklaroi se gjate ketyre 77 ditëve të punës së tij në këtë institucion kishte ngritur një grup pune i cili do të shqyrtonte me hollësi cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik të shtetit shqiptar.

Ndërkohë nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi.