Skip to content
Të Gjitha

Shkarkohet drejtoresha e Kufirit dhe Migracionit në Durrës (emri dhe arsyeja)

· 1 min lexim

Drejtoresha Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Lindita Nushi është shkarkuar nga detyra.

Lindita Nushi mbante këtë post që nga maji i vitit të shkuar.

Vendimi për shkarkimin e saj nga detyra vjen disa ditë pas arrestimit të gjashtë kontrollorëve në Kufirin e qytetit bregdetar.

Ndërkohë kujtojmë se këta të fundit u lanë të lirë nga gjykata pas arrestimit, ndërsa dyshohet të jenë përfshirë në skema ryshfeti gjatë kohës që ushtronin kontrollet në kufi.


Sot pritet të mësohet edhe emri i personit që do ta zëvendësojë.