Skip to content
Politikë

Shkarkohet Dallëndyshe Bici, emërohet drejtuesi i ri i IKMT-së

· 1 min lexim

Qeveria ka vendosur shkarkimin e Dallëndyshe Bicit nga detyra e Drejtoreshës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Në vend të saj është emëruar Ajet Zyberi, i cili ka mbajtur më parë këtë post.

Në vitin 2022, Zyberi dha dorëheqjen nga drejtimi i IKMT-së për të marrë një tjetër detyrë, ku drejtoi operacionin kombëtar të Task Forcës kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.