Skip to content
Aktualitet

Shkarkimi për ceremoninë në anijen ushtarake/ Kapiten Meçollari padit Shtabin dhe Ministren Xhaçka: Urdhri i eprorëve…

· 1 min lexim

Pas shkarkimit nga detyra si Komandanti i Forcës Detare, Kapiten Artur Meçollari, ka paditur Shtabin e Përgjithshëm dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Nëpërmjet padisë, Meçollari, i kërkon gjykatës që t’i japë komandën e kapitenit të marinës shqiptare.

Më 8 gusht, kapiten Artur Meçollari, u shkarkua nga detyra si Komandanti i Forcës Detare.

Ai është pjesë e flotës  detare, por jo me role drejtuese. Meçollari u largua nga posti i rëndësishëm, pasi media publikoi pamjet se, si anija e flotës ushtarake ishte dekoruar për një ceremoni private (fejesë).

Meçollari e mohoi që anija të ishte dekoruar me urdhrin e tij, dhe tha se gjithçka kishte ndodhur pas një telefonate nga eprorët e tij në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në vend të tij, është emëruar Shefi i Shtabit, gjeneral major Bajram Begaj.

/GazetaReforma.com/