Skip to content
Të Gjitha

Shkarkimi i Gentian Osmanit nga KPA-ja, zbardhen dy kandidaturat për zëvendësimin e tij

· 1 min lexim

Pas shkarkimi të Gentian Osmanit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, dy kandiatë kanë aplikuar për t’i zënë vendin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas “Faxweb”, kandidatët janë Vladimir Mara dhe Esmeralda Cami.

Kjo e fundit është drejtuese e Prokurorisë së Dibrës, organ i cili ka marrë në dorë dosjen “184”, pas shpalljes së moskompetencës nga Krimet e Rënda.

Ndërsa Vladimir Mara është prokurori i çështjeve të bujshme, të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe dosjes “339”, për krimet zgjedhore në Durrës.

Mara ndër të tjera, u skualifikua nga gara për SPAK.

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi, bëri me dije gjatë mbledhjes së sotme, se Cami ka kërkuar dorëheqjen nga pozicioni si kryeprokurore në Dibër.