Skip to content
Bota

Shiu sjell shpresë për Australinë, autoritetet frenojnë gëzimin: I nxehti do rikthehet sërish

· 1 min lexim

Australia prej ditësh po përballet me temperaturat e larta, të cilat kanë shkaktuar disa vatra të fuqishme zjarri.

Edhe pse ka filluar shiu në disa prej zonave kritike, zyrtarët kanë bërë me dije, se i nxehti do rikthehet sërish.

Si pasojë e zjarreve është mbyllur edhe Galeria Kombëtare në Canberra, për të shmangur rrezikun për publikun, stafin dhe veprat e artit.

Gjithashtu raportohet se Universiteti Kombëtar i Australisë është mbyllur gjithashtu.

Pavarësisht reshjeve, niveli i ndotjes në zonat kritike është shumë i madh.

Ushtria ndërkohë ka dërguar ndihma, personel dhe makina, në ishullin e kangurëve në Adelaide.

Gjatë fundjavës janë shkatërruar qindra shtëpi dhe pjesa më e madhe e njerëzve është evakuuar.

Që prej shtatorit, në Australi janë regjistruar 24 viktima, si pasojë e zjarreve.

Kryeministri i vendit, Scott Morrison, është shprehur se dëmet deri më tani kanë shkuar deri në 2 miliardë dollarë.

Ai gjithashtu shtoi, se kjo situatë mund të zgjasë me muaj.

Një numër i madh VIP-ash kanë dhuruar para në mbështetje të Australisë, midis të cilëve, Pink, Kylie Minogue dhe Nicole Kidman.