Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shifrat/ Landfilli në Sharrë ‘vjel’ paratë publike e private

10:01 13/03/2019
Reading Time: 3 min lexim

Kompania koncensionare e landfillit të Sharrës “Integrated Energy BV” vazhdon t’iu vjelë ndërtuesve taksën e fshehtë për dherat që shkarkojnë aty.

“Integrated Energy  B. V” që prej vitit 2017 ka fituar për 30 vjet koncesionin e menaxhimit të mbetjeve të gjithë kryeqytetit.

Në bazë të kontratës së nënshkruar me Ministrinë e Mjedisit, kompania e cila do të ndërtojë edhe inceneratorin, do të paguhet nga Bashkia e Tiranës me një shumë prej 29 eurosh për çdo ton mbetje organike që depozitohet në landfill, nga mjetet që merren me pastrimin e kryeqytetit.

Por tashmë përpos kësaj shume, individë, apo kompani të ndryshme, të cilat e paguajnë një herë taksën e pastrimit do të duhet të paguajnë një tarifë prej 480 lekësh për çdo ton mbetje të dërguar në Sharrë.

Po kaq paguan edhe bashkia e Tiranës për shkarkimin e dherave në landfill, që duket se ka pranuar “në heshtje”  skandalin në fjalë.

Në një vit “Integrated Energy B.V” ka përfituar gati 11 mln $, vetëm nga tarifa që bashkia e Tiranës i paguan koncesionarit të landfillit të Sharrës.

Por skandali është më i thellë se kaq. Sipas asaj që specialisti i mjedisit, Agron Lamko  sqaron, i cili për vite të tëra është marrë me çështjen e mbetjeve në Ministrinë e Mjedisit, thotë se vendimi i Këshillit të Ministrave i vitit 2015, i cili i referohet menaxhimit të mbetjeve inerte bie në kundërshtim me ligjin e mjedisit.

Ku  sqarohet se dherat nuk cilësohen mbetje dhe si të tilla nuk duhet të përfundojnë në landfill.

Ndërkohë që siç është lartpërmendur kompanitë ndërtuese janë të detyruara që mbetjet e tyre ndërtimore apo dherat t’i depozitojnë aty.

“Vendimi i Këshillit të Ministrave i detyron këto, por VKM-ja bie në kundërshtim me ligjin e mjedisit. Ato nuk janë mbetje të rrezikshme dhe as mbetje urbane. VKM-ja që i detyron kompanitë private të paguajnë për dorëzimin e mbetjeve të tyre inerte në landfill është i gabuar dhe është në kundërshtim me ligjin e mjedisit, që parashikon që dherat duhet të shërbejnë për rehabilitimin e tokave jo produktive, kurse inertet meqenëse nuk ka vend tjetër, atëherë këto mund t’i çojnë në Sharrë për të mbuluar plehrat. Ligji i mjedisit i përjashton dherat dhe thotë që dherat riciklohen, duke i përdorur për rehabilitimin e tokave joproduktive”, – shprehet Lamko.

Lamko shprehet se nuk ka asnjë arsye se përse ndërtuesit duhet të bëjnë një odise kaq të gjatë, duke paguar për shkarkimin e dherave të pakontaminuar në landfill dhe më pas të paguajnë sërish për t’i marrë ato.

“Përsa u përket dherave të pastra të gërmimeve, ato mund të shfrytëzohen shumë mirë për rehabilitimin e tokave, për të pasur një produktivitet më të madh. Unë mendoj që këto kompani s’kanë pse të paguajnë. Ato paguajnë transportin që çojnë deri aty dhe s’kanë pse të paguajnë sepse ajo u shërben këtyre kompanive dhe nuk është e drejtë” – vijon ai

Ndërkohë kthehemi te ato çfarë Bashkia Tiranë depoziton në landfill. Nga të dhënat e Open Data Albania rezulton se Bashkia e Tiranës gjatë periudhës Janar 2018-Janar 2019 ka kryer gjithsej 28 transaksione me landfillin. Në përshkrimin e faturave të publikuara nga thesari nuk përcaktohet shuma që Bashkia e Tiranës i paguan koncensionarit për cdo mbetje organike apo edhe tarifa ekstra që paguhet për dherat e depozituara në Landfill.

Në përshkrimin e faturave mujore përshkruhet vetëm depozitim i mbetjeve urbane për ndërtim landfilli, incenerator dhe rehabilitim.

Prej mëse shtatë muajsh ndërtuesit, shoqatat mjedisore, dhe shoqatat e biznesit denoncojnë tarifat abuzive që landfilli i Sharrës iu merr për çdo kamion me dhera që depozitojnë në Sharrë.

Burimi: Balkanweb

Të tjera

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve
Aktualitet

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Operatori One Albania po përballet me një valë të fortë reagimesh nga abonentët, jo vetëm për rritjen e tarifave me...

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës
Aktualitet

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në shëtitoren e Lungomares në Vlorë, ku një fëmijë rreth 4...

13:40 07/04/2026
Para

Parlamenti/ Ja plani i PD-së për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

13:40 07/04/2026
Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

12:04 07/04/2026
Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

11:20 07/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.