Skip to content
Të Gjitha

Shifra të larta infektimesh! Në 24 orët e fundit humbin jetën nga Covid-19 katër persona

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar ditën e sotme se në gjithë vendin janë kryer 914 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 162 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Ndërkohë janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar në 9115 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 63 të prekur në Tiranë, 16 raste në Korçë, 10 raste në Durrës, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Pogradec, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Lushnje, Berat, Mallakastër, Gramsh, 2 raste në Krujë, Devoll, Elbasan, Kukës, Dibër, 1 rast në Has, Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Roskovec, Kolonjë, Shijak, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçare nga Kavaja, një 72 vjeçar nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Korça.

COVID-19 – Statistika (7 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                   162

Të shëruar ne 24 orë                150

Humbje jete në 24 orë             4

Testime ditore            914

Testime totale              94,840

Raste pozitive              14,730

Raste të shëruara           9115

Raste Aktive                 5208

Humbje jete                     407

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  2711

Durrës      563

Shkodër   393

Lezhë        256

Korçë   253

Elbasan    226

Fier       225

Vlorë   185

Kukës        139

Berat     125

Dibër   77

Gjirokastër   55