Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Sherri” midis Sofjes dhe Shkupit, reagon SHBA

17:53 28/06/2022
Reading Time: 3 min lexim
The White House

The White House

SHBA është  shprehur e gatshme për të ndërhyrë në zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Qëllimi është në gjetjen e një kompromisi që do t’i jepte zgjidhje ngërçit që po mban peng dhe vendin tonë. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, i tha Zërit të Amerikës se “duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi për vendet e rajonit dhe për Evropën më gjerësisht, ne shpresojmë se përpjekjet diplomatike do të vazhdojnë dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë aty ku është e dobishme”. Zëdhënësi thekoi gjithashtu se “ne përshëndesim Francën për përpjekjet e saj për të sjellë një zgjidhje të suksesshme për të filluar sa më shpejt negociatat zyrtare”.

Franca e cila, edhe për pak ditë, mban presidencën e radhës të BE-së, ofroi një propozim kompromisi mes Sofjes dhe Shkupit. Të premten e kaluar parlamenti bullgar dha miratimin e tij për “propozimin francez”, duke lejuar kështu qeverinë që të heqë veton për avancimin e procesit të integrimit europian të Shkupit. Propozimi francez parashikon ndër të tjera përfshirjen në kushtetutë të të drejtave të shtetasve bullgarë në Maqedoninë e Veriut, apo dhe mosnjohjen prej saj të gjuhës maqedonase.

Nga Brukseli, kryeministri Kovaçevksi deklaroi të premten se “propozimi francez, në këtë formë siç është për momentin, është i papranueshëm për mua, për Presidentin e shtetit, për qeverinë, për partnerët e koalicionit dhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut”. Ai shtoi më tej se “një propozim që do të duhej të ishte i pranueshëm duhet të garantojë elementë kyç: formulimim e pastër për gjuhën maqedonase në kornizën negociuese dhe mbrojtjen e qartë të identitetit maqedonas.

Çështjet historike nuk mund të jenë kriter në kornizën negociuese”. Po ashtu sipas tij “bisedimet midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut duhet të fillojnë para hapjes së procedurës për ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjes së bullgarëve, kroatëve dhe malazezësve në Preambulën e Kushtetutës” duke kërkuar “garanci të fuqishme edhe nga Bullgaria edhe nga BE-ja se Bullgaria nuk do të kushtëzojë me kërkesa të reja jashtë asaj që do të arrihet si marrëveshje në kornizën negociuese dhe protokollit dypalësh që ende nuk është arritur me Bullgarinë”.

Sofja dhe Shkupi po vijojnë bisedimet për protokollin dypalësh. Mësohet se Maqedonia e Veriut ka paraqitur dje një propozim të ri. Edhe sot kryeministri Kovaçevski u tha gazetarëve në Shkup se “bisedimet me Bullgarinë fqinje vazhdojnë në nivelin e ekipeve të ekspertëve të Ministrive të jashtme, të të dy vendeve. Në momentin kur të ketë një propozim të pranueshëm nga të dy palët, atëherë ai propozim mund të diskutohet në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Në këtë pikë, nuk ka një propozim të tillë”, tha Kovaçevski.

Ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, bëri të pamundur edhe të premten e kaluar një vendimmarrje të krerëve të shteteve të Bashkimit europian për nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim, mes Brukselit dhe dy vendeve ballkanike. Shtetet e Bashkuara nga ana e tyre, në mënyrë të përsëritur, kanë nxitur Brukselin për të ecur më tej në marrëdhëniet me Tiranën dhe Shkupin. Në komentet e tij për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, nënvizoi se “SHBA-të janë mbështetës të fortë të integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Ne besojmë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është pikërisht në BE.

Procesi i zgjerimit promovon paqen, stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë në të gjithë rajonin”, deklaroi zëdhënësi, duke shtuar se “ne marrim parasysh shumë deklarata të liderëve të BE-së për rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE për të forcuar sigurinë e Evropës, si dhe sigurinë tonë kolektive. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë hedhur themelet dhe tani është koha për t’i çuar ato përpara në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit”, theksoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit./VOA

Të lidhura

Drejt përfundimit numërimi edhe në Lezhë, sa mandate sigurojnë PS dhe PD
Aktualitet

Drejt përfundimit numërimi edhe në Lezhë, sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Procesi i numërimit të votave në Qarkun e Lezhës është drejt përfundimit, me vetëm 4 kuti të pambetura nga gjithsej...

08:53 13/05/2025
Mbyllet procesi i votimit në Lushnjë, ja sa vota mori secili subjekt politik
Aktualitet

Mbyllet procesi i votimit në Lushnjë, ja sa vota mori secili subjekt politik

Është përmbyllur procesi i numërimit të votave në të dy Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor në Lushnje, për zgjedhjet e...

08:46 13/05/2025
Para
Covid-19 në vend, ja sa raste të reja shënohen gjatë 24 orëve të fundit

Covid-19 në vend, ja sa raste të reja shënohen gjatë 24 orëve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Drejt përfundimit numërimi edhe në Lezhë, sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Drejt përfundimit numërimi edhe në Lezhë, sa mandate sigurojnë PS dhe PD

08:53 13/05/2025
Mbyllet procesi i votimit në Lushnjë, ja sa vota mori secili subjekt politik

Mbyllet procesi i votimit në Lushnjë, ja sa vota mori secili subjekt politik

08:46 13/05/2025
Qarku i Durrësit/ Numërohen 90% e kutive, cila parti kryeson?

Qarku i Durrësit/ Numërohen 90% e kutive, cila parti kryeson?

08:39 13/05/2025
Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Numërohen 95% e kutive të votimit, si është rezultati?

08:22 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.