Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sherri mes dy drejtuesve të policisë, zbulohet e-maili që mbërriti në adresën e Gledis Nanos

16:25 19/09/2022
Reading Time: 4 min lexim

Ditën e sotme zbulohet sherri mes dy drejtuesve të policisë në Tiranë. Ka qenë shefi i krimit ekonomik Haxhi Bala ai që i ka dërguar i pari një e-mail ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano, ku i tregon për sa ka ngjarë me drejtorin e Policisë së Tiranës Lorenc Panganika.

Mesazhet elektronike sekrete drejtuar ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano janë zbuluar së fundmi nga hakerat pas sulmit kibernetik.

Gjithashtu zbulohet se në email-in zyrtar, Haxhi Bala i shpjegon Gledis Nanos se si është ofenduar dhe përzënë nga zyra nga Lorenc Panganika.

Ai shpjegon se Panganika e kishte telefonuar duke i kërkuar të paraqitej në zyrën e tij për ta sqaruar në lidhje me disa praktika te dërguara për nënshkrim. Por në momentin kur është futur në zyrë, pretendon se Drejtori i Policisë së Tiranës, “më përsëriti disa herë pyetjet dhe më kërkoi një informacion për të njëjtin problem, qe e sqarova.”

Haxhi Bala tha se pasi e sqaroi për gjithçka, iu drejtua: “Drejtor po më lodh, unë i thashë jam asistenti yt i drejtpërdrejtë për shërbimet qe mbuloj dhe drejtoj. Nëse nuk ekziston besimi, ma thuaj të bëj kërkesë dhe të iki. Kaq ishte dhe shpërtheu, me fyerje”.

Por sipas tij, Panganika nisi ta ofendojë duke e quajtur “plehrë” dhe i ka kërkuar që të “zhduket” nga zyra e tij.

Haxhi Bala në email-in dërguar Gledis Nanos i kërkonte që ta emëronte diku tjetër.
“Aktualisht jam shumë, shumë keq emocionalisht dhe i fyer, ndërkohë nuk më bëhet të hap as zyrën dhe as të komunikoj me vartësit. Unë e di qe Ai është Drejtor, mund të këtë dhe suport, por nuk mund ta lejoj që sot ndaj meje te përdoret ky zhargon, i denjë as për një njeri të rëndomtë. Nuk vazhdon më kështu, por me emëro diku tjetër përkohësisht, pasi e kam të pamundur të vazhdoj”, shkruhet në e-mail.

E-maili dërguar Gledis Nanos nga Haxhi Bala
Përshëndetje Zoti Drejtor,

Ju informoj se sot më datë 22.12.2021, më ka ndodhur ajo që nuk më ka ndodhur nga data 03.07.1990, që kam filluar punë.

Në orën 12:24, me telefonon Titullari i njësisë Zoti Lorenc PANGANIKA, në lidhje me disa praktika te dërguara për nënshkrim.

Ngjitem lart ne zyra e Titullarit, dhe po e sqaroja për praktikat e dërguara, konkretisht, për praktiken me objekt: Trajtimin me ushqim të të ndaluarve dhe arrestuarve deri në sqarimin e pozitës se tyre, për shkak se kontrata përfundon më datë 31.12.2021.

Gjatë sqarimit, pyetje-përgjigje të karakterit sqarues, më shumë mosbesues se sa shterues, duke i marrë me radhë termat e përdorur, referenca ligjore, kush merr pjesë në procedurë, hidhet në sistem apo jo, etj, normale deri këtu. Pas përsëritjes disa herë të pyetjeve, Drejtori Vendor i Policisë, Zoti PANGANIKA, me kërkoi një informacion për të njëjtin problem, që e sqarova, duke i sjellë në vëmendje se: Praktika (Memo, Informacion, Relacion, Justifikime për përzgjedhjen e procedurës, shkresa) ja ku janë dhe ia vë në dispozicion: ju kam bërë me dije; i ke nënshkruar dhe keni lënë detyra, dhe paralelisht duke e mbajtur të informuar në kohë reale Titullarin e njësisë.

Zoti Drejtor,
ndërkohë nga ky qëndrim, duke menduar se kisha dy jave që punoja intensivisht për këtë procedure, sepse rrezikojnë të mbeten pa trajtim me ushqim personat e ndaluar dhe arrestuar deri në sqarimin e pozitës se tyre; duke mbajtur komunikime intensive me:

Agjencinë e Blerjeve te Përqendruara, ne Ministrinë e Brendshme,
Agjencinë e Prokurimit Publik,
Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, ne DPPSH, dhe pas këtij angazhimi disa ditor, në funksion të përmbushjes së detyrës, sot, më datë 22.12.2021, në Sistemin e Prokurimeve Elektronike, u botua publikimi i procedurës se përzgjedhur (e them me shumë sinqeritet u gëzova, pasi mendova dolëm nga ngërçi), dhe ndërkohë paralelisht kam mbajtur të informuar në kohë reale Titullarin e njësisë, dhe pasi e sqarova për gjithçka, vazhdova: Drejtor po më lodh, unë i thashë jam asistenti yt i drejtpërdrejtë për shërbimet që mbuloj dhe drejtoj.
Vazhdova: Nëse nuk ekziston besimi, ma thuaj të bëj kërkesë dhe të iki. Kaq ishte dhe shpërtheu, me fyerje:

Dokumentet që kishim dy javë që punonim, mi hodhi fytyrës; vijoji duke më quajtur plehrë; dil jashtë nga zyra; mos ta shoh surratin; kjo, në zyrën e shtetit, për punën e shtetit, me punonjësin e shtetit.

I thashë: Ruaj qetësinë dhe mos fyej, sepse po i kthen personale. Dola nga zyra dhe zbrita në zyrë, thjesht për të mos agravuar situata më shumë.

Nuk e kam provokuar (fatkeqësisht nuk kisha prezent te tjerë), përkundrazi kam qenë i qetë, shumë institucional, duke respektuar rregullat e etikës dhe komunikimit, duke i thënë: Aktualisht jam shumë, shumë keq emocionalisht dhe i fyer, ndërkohë nuk më behet të hap as zyrën dhe as të komunikoj me vartësit.

Unë e di që Ai është Drejtor, mund te këtë dhe suport, por, nuk mund ta lejoj që sot ndaj meje të përdoret ky zhargon, i denjë as për një njeri të rëndomtë.

Zoti Drejtor,
unë e kuptoj, ka 2 muaj që mban këtë qëndrim, nuk vazhdon me kështu, por me emëro diku tjetër përkohësisht, pasi e kam pamundur të vazhdoj.

Kaq sa për informacion, sepse mundet që edhe Titullari i njësisë, mund të bëjë të njëjtën gjë.
Duke Ju falënderuar dhe kërkuar mirëkuptim për çdo shqetësim
Shefi i Sektorit Ekonomik
Haxhi BALA

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para
U zbulua plani për ta vrarë, deputeti Haliti: Për mua kjo është e zakonshme

U zbulua plani për ta vrarë, deputeti Haliti: Për mua kjo është e zakonshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.