Skip to content
Kryesore

Sherri me thika në gjimnaz, banorët: Nxënësit kanë sulmuar edhe mësuesit

· 1 min lexim

Disa prindër në zonën e Cakranit kanë shprehur shqetësimin e tyre pas sherrit të mëngjesit të sotëm në gjimnazin e zonës, ku një 17-vjeçar plagosi me thikë një bashkëmoshatar.

Një nga prindërit tha se ngjarja është shumë shqetësuese dhe theksoi se situata është jashtëzakonisht e rrezikshme për të rinjtë.

“Kjo na shqetëson shumë. Unë dëgjova sikur kishte ardhur policia dhe kishte thirrur prindërit dhe s’ka ndodhur gjë. Kjo e vë situatën shumë në rrezik. Këtu nuk ka pasur raste të tilla më parë”, tha ai.

Një tjetër prind tregoi se kjo nuk është hera e parë që në zonë ndodhin konflikte të tilla.

“Nuk është hera e parë që ndodhin të tilla raste, por nuk janë bërë publike. Kanë rrahur edhe mësuesit, janë bërë bashkë 3 ose 4 çuna dhe kanë rrahur mësuesin. Unë e kam shtëpinë këtu afër shkollës dhe informohen për ato që ndodhin”, tha një banor i zonës.