Skip to content
Të Gjitha

Shënohet viktima e 30-të nga COVID-19, ndërron jetë te Infektivi një 50-vjeçar

· 1 min lexim

Shënohet viktima e 30-të nga COVID-19 në vendin tonë.

Sipas “Report Tv”, bëhet fjalë për një 50-vjeçar të shtruar në repartin e Infektivit.

Ky i fundit kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, një 73-vjeçar nga Durrësi, i cili ishte në gjendje të rëndë prej thuajse një muaji.

Ndërkohë numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë është 736, në mesin e të cilëve 422 të shëruar, ose 57.3% e totalit të të prekurve.

Prej më shumë se dy javësh, numri i të shëruarve e ka kaluar numrin e të prekurve aktiv.