Skip to content
Të Gjitha

Shënohen 3 viktima gjatë 24 orëve të fundit dhe shifra të larta të infektuarish nga Covid-19

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 4 persona si dhe kanë rezultuar 161 raste të reja të infektuara nga 875 testime të kryera.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:   54 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 13 raste në Korçë, 11 raste në Kukës, 10 raste në Durrës, Lezhë, 9 raste në Krujë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Kamëz, nga 3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh, nga 1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar se nga të dhenat epidemiologjike incidenca e dy javëve të fundit është 62.9 raste/ 100,000 banorë. Krahasuar me incidencën 2 javore të javëve pararendëse ka një ulje të lehtë, por ky është një moment i rëndësishëm për të kujtuar rëndësinë e respektimit të rregullave pasi hapja e shkolla mund të ketë impakt në situatën epidemiologjike.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 97 qytetarë, duke e çuar në 6443 numrin e të shëruarve.Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht një 80 vjeçar nga Shkodra, një 82 vjeçar dhe një 90 vjeçar nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve.

COVID-19 – Statistika (11 Shtator 2020)

Testime totale              72155

Raste pozitive                         11021

Raste të shëruara         6443

Raste Aktive               4251

Humbje jete 327 (Qarku Tiranë 157, Durrës 44, Shkodër 38, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              2206

Durrës              489

Shkodër           338

Lezhë              237

Elbasan            210

Korçë              176

Fier                  160

Vlorë               145

Kukës              130

Berat               78

Gjirokastër     40

Dibër               42.