Skip to content
Kryesore

SHBA, Shqipëria dhe Kosova në stërvitje të përbashkët ushtarake në Bizë

· 1 min lexim

Në zonën e stërvitjes në Bizë po zhvillohet “Immediate Response 25”, një stërvitje ndërkombëtare me pjesëmarrjen e Ushtrisë Amerikane, Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila publikoi pamje nga terreni ku po kryhen ushtrimet ushtarake me armë zjarri.

Qëllimi i stërvitjes është forcimi i kapaciteteve mbrojtëse, rritja e ndërveprueshmërisë mes forcave partnere dhe përgatitja për zbatimin e planeve rajonale të NATO-s.

Ambasada thekson se “Immediate Response 25” është pjesë e një zinxhiri stërvitjesh të mëdha që promovojnë integrimin e forcave të vendeve partnere në strukturat e Aleancës përmes programeve të gatishmërisë shtetërore.

Stërvitja shërben gjithashtu si një dëshmi konkrete e angazhimit të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj sigurisë rajonale dhe forcimit të lidhjeve ushtarake me aleatët në Ballkan.