Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SHBA paralajmëron sanksione ndaj entiteteve kineze që kanë lidhje me balonën spiune

11:10 10/02/2023
Reading Time: 3 min lexim

Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojnë mundësinë për vendosjen e sanksioneve ndaj subjekteve të lidhura me ushtrinë kineze, konkretisht me rastin e një balone që dyshohet se Pekini po e shfrytëzonte për përgjim, e që fluturoi javën e kaluar mbi hapësirën ajrore amerikane. Lajmi u njoftua nga një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit.

Uashingtoni është i bindur se prodhuesi kinez i balonës, që rrëzua nga ushtria amerikane fundjavën e kaluar në oqeanin Atlantik, ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë, me Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës, tha zyrtari i departamentit nëpërmjet një deklarate.

FBI-ja, e cila po udhëheq përpjekjet për të analizuar mbetjet e gjetura të balonës, u tregua e kujdesshme në komentet e saj, duke u thënë gazetarëve në një konferencë për shtyp, se kishte marrë vetëm prova të kufizuara fizike dhe nuk kishte ende informacion të mjaftueshëm për të vlerësuar se çfarë aftësish kishte balona kineze.

“Është shumë herët për ne në këtë moment dhe provat që janë gjetur dhe sjellë në FBI janë jashtëzakonisht të kufizuara”, tha një zyrtar i byrosë.

Zyrtarët e FBI-së thanë se ata ende nuk kishin qasje në pjesën më të madhe të “ngarkesës” së balonës, pasi pjesa më e madhe e saj vazhdon ende të jetë nën ujë.

Po të enjten, duke folur në një seancë të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senat, zëvendës Sekretarja e Shtetit Uendi Sherman tha se incidenti me balonën, është një tjetër shenjë e përpjekjeve të Pekinit për të ndryshuar rendin ndërkombëtar.

“Ky akt i papërgjegjshëm shfaqi plotësisht atë që ne e kemi ditur prej kohësh se Republika Popullore e Kinës është bërë më shtypëse brenda dhe më agresive jashtë vendit”, tha zonja Sherman në seancën dëgjimore. Zonja Sherman tha se Uashingtoni do të vazhdojë ta bllokojë Kinën që të përdorë teknologjisë amerikane për të avancuar modernizimin e saj ushtarak.

Megjithatë, zonja Sherman tha se shpresonte se Uashingtoni dhe Pekini do të jenë në gjendje të vazhdojnë të punojnë edhe “në këtë kohë të vështirë” për marrëdhëniet mes tyre, për çështje që përbëjnë shqetësim të përbashkët, sikurse ndryshimet klimatike.

Incidenti me balonën kineze që fluturoi në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara javën e kaluar, shkaktoi zemërim politik në Uashington dhe solli në vëmendje sfidën që paraqet Kina ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Kjo çështje u bë shkak që Sekretari i Shtetit Antony Blinken të anulonte një vizitë të planifikuar për në Kinë, vizitë që të dy vendet e shihnin si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve të tensionuara.

Ligjvënësit demokratë dhe republikanë kanë kritikuan ushtrinë amerikane dhe administratën Biden se kanë dështuar ta rrëzojnë balonën që në momentin e parë kur ajo hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së, duke pritur një javë për ta bërë një gjë të tillë.

Forcat Ajrore amerikane e rrëzuan balonën të shtunën në brigjet e Karolinës së Jugut, një javë pasi hyri në hapësirën ajrore amerikane. Ministria e Jashtme e Kinës e cilësoi këtë si një veprim të tepruar duke iu përmbajtur qëndrimit se balona ishte civile dhe po përdorej për mbledhjen e të dhënave shkencore mbi motin.

Të hënën, Shtetet e Bashkuara informuan rreth incidentit me balonën. 150 diplomatë të huaj në Uashington dhe u dërguan informacione të detajuara misioneve të tyre në mbarë botën./VOA

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Nuk duan të shohin prostituta dhe tutorë rrugëve, banorët e Kalifornisë në protestë

Nuk duan të shohin prostituta dhe tutorë rrugëve, banorët e Kalifornisë në protestë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.