Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SHBA e shqetësuar: Vendimet në Iran mbi çështjet bërthamore i merr Khamenei

22:29 20/06/2021
Reading Time: 2 min lexim

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan minimizoi të dielën rëndësinë e zgjedhjes së përkrahësit të vijës së ashpër Ebrahim Raisi si presidenti i ri i Iranit.

Ai tha se që Shtetet e Bashkuara të bëheshin sërish pjesë e paktit ndërkombëtar për të frenuar programin bërthamor të Teheranit, kjo do të varej nga vendimet e marra nga Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei.

Zoti Raisi do të zëvendësojë brenda gjashtë javësh në detyrën e presidentit një politikan më të moderuar, Hassan Rouhanin. Zoti Sullivan tha për rrjetin televiziv “ABC News” se më shumë sesa fakti se cili është presidenti i Iranit rëndësi ka përgatitja e të gjithë sistemit të këtij vendi për angazhime të verifikueshme, me qëllim braktisjen e mundësive për prodhimin e një arme bërthamore.

Së bashku me pesë fuqi të tjera botërore, Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në bisedime me Iranin për t’u ribërë sërish pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare të vitit 2015 nga e cila ish-Presidenti amerikan Donald Trump vendosi të tërhiqej duke thënë se nuk kishte ashpërsinë e duhur. Vendimi u shoqërua me rivendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Teheranit.

Pakti u negociua gjatë administratës së Presidentit Obama, kohë kur zoti Biden shërbente në detyrën e nënpresidentit. Tashmë në krye të Shtëpisë së Bardhë, ai po kërkon t’i bëjë Shtetet e Bashkuara sërisht pjesë të marrëveshjes.

Negociatorët iranianë dhe gjashtë fuqitë botërore vendosën të dielën t’i shtyjnë bisedimet për konsultime të mëtejshme në vendet respektive mbi disa çështje të vështira të cilat nuk janë tejkaluar ende.

“Kemi ende rrugë për të bërë, por jemi në drejtimin e duhur”, tha zoti Sullivan. “Ne do të shohim nëse Irani do të bëjë zgjedhjet e vështira të cilat i duhet të bëjë”.

“Vendimi përfundimtar i takon udhëheqësit suprem, çfarë do që ai zgjedh, rrugën e diplomacisë apo përballjen me presionin në rritje jo vetëm nga SHBA, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare”, tha zoti Sullivan.

“Ne besojmë se diplomacia është mënyra më e mirë”, shtoi ai më tej. Zoti Sullivan tha se Shtetet t Bashkuara “nuk kanë asnjë dyshim dhe janë të vendosura” në përpjekjen e tyre “për ta kufizuar programin bërthamor të Iranit”.

Në një intervistë po të dielën për rrjetin televiziv “Fox News” zoti Sullivan tha se marrëveshja e re që mund të nënshkruhet pritet të parashikojë një afat kohor më të gjatë krahasuar me periudhën kur skadon pakti origjinal, parashikuar në vitin 2030./ Zëri i Amerikës

Etiketa: IranshbashqetesuarVendimet

Të tjera

Pas 10 orësh mbledhje Këshilli i Sigurisë së Izraelit vendos, Netanyahu: Ne do ta pushtojmë Gazën!
Bota

Pas 10 orësh mbledhje Këshilli i Sigurisë së Izraelit vendos, Netanyahu: Ne do ta pushtojmë Gazën!

Pas një mbledhjeje që zgjati më shumë se dhjetë orë, Kabineti i Sigurisë i Izraelit, i drejtuar nga Kryeministri Benjamin...

08:16 08/08/2025
Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!
Bota

Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

Kabineti i sigurisë së Izraelit po përgatitet të miratojë një operacion të gjerë ushtarak për marrjen e kontrollit total të...

03:31 08/08/2025
Para
Varianti Delta i COVID-it kërcënon SHBA, parashikimi: Së shpejti dominues

Varianti Delta i COVID-it kërcënon SHBA, parashikimi: Së shpejti dominues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Sot 34 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali

Sot 34 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali

08:59 08/08/2025
Ilir Meta flet nga burgu 313

Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën

08:44 08/08/2025
Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Levanit, një viktimë dhe katër të plagosur

INSTAT: Shoferët me përvojë shkaktojnë shumicën e aksidenteve me viktima e të plagosur

08:27 08/08/2025
Pas 10 orësh mbledhje Këshilli i Sigurisë së Izraelit vendos, Netanyahu: Ne do ta pushtojmë Gazën!

Pas 10 orësh mbledhje Këshilli i Sigurisë së Izraelit vendos, Netanyahu: Ne do ta pushtojmë Gazën!

08:16 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.