Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sharje, ofendime dhe batuta, ja çfarë ndodhi në 7 ditë fushatë (FOTO+VIDEO)

14:41 01/04/2021
Reading Time: 4 min lexim

Më datë 25 mars nisi zyrtarisht fushata për zgjedhjet elektorale të 25 prillit, të cilat këtë vit do të zhvillohen ndryshe nga vitet e tjera, për shkak edhe të situatës me pandeminë globale. Nën sloganet përkatëse PS “Shqipëria e ardhmja jonë”, dhe PD “Bashkë për ndryshimin, Shqipëria do fitoj”.
Dy forcat më të mëdha politike në vend Partia Socialiste dhe Partisë Demokratike, e nisën fushatën nga Tirana nga dy sheshet kryesore, përkatësisht PS-ja nga sheshi “Skëndërbej” dhe PD nga “Nënë Tereza”. Ajo që ra në sy nga PS-ja ishte kurimi deri në detaje i “skenografisë”, ndërsa PD-ja pati një strategji krejt tjetër.

Kritikët e cilësuan hapjen e fushatës nga Basha si “kopjim”, të asaj që bëri Presidenti  i SHBA-ve, Joe Biden. U pa një numër i madh makinash dhe flamuj kuq e zi dhe të PD-së që valviteshin, më pas  mbështetësit politik të kësaj force vërshuan në shesh. A është normale kjo për një situatë pandemike? A tregon mënyra se si veproi Basha një papërgjegjshmëri për votuesit e tij dhe një fokusim më të theksuar tek synimi i tij? ( Të fitojë zgjedhjet e 25 prillit). Diçka tjetër që ra në sy ishte mungesa e LSI-së në hapjen e fushatës, pasi dihet  që dy forcat më të mëdha opozitare janë në  kualicion së bashku.

Më pas fushata u shtri në qytetet kryesore të vendit. Si Elbasani, Berati, Lushnja, Fieri, Mallakastra , Roskoveci, Ballshi, Korça , Kavaja, Gjirokastra ,Shkodra, Rrësheni, Kurbini, Lezhën etj.
Nga të dyja kahet politike ka pasur kunja dhe thumba, drejtuar njeri-tjetrit. Kryeministri Edi Rama, njihet për karakterin e tij karizmatik dhe ironik nga ana tjetër kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar shembullin e një personi të përkushtuar ndaj familjes, por është cilësuar nga kundërshtarët e tij politik dhe si “gjumash” dhe një person që nuk i ka mardhëniet e mira me matematikën.  Nuk harrohet gafa e tij “7×7=42”, por edhe gafa të vazhdueshme me shifrat,  të cilat së fundmi Basha  ka filluar ti përdorin edhe në formë batute ndaj “sulmuesve” të tij.
Përplasjet e vazhdueshme Basha-Rama kanë shoqëruar të gjithë fushatën elektorale. Më poshtë po tregojmë disa nga më pikantet.
Kryeministri e nisi fushatën me një viedeo ku tallet dhe ironizon kundërshtarët e tij politik “Mbylli sytë dhe imagjino. Imagjino sikur Dash Shehi të linte rakinë. Imagjino sikur Mona (Monika Kryemadhi), të mos e shihte më filxhanin. Imagjino sikur Iliri (Meta) me Saliun (Berisha) të riktheheshin në pushtet. Imagjino sikur Luli (Basha) të zgjohej nga gjumi”. E në këtë moment, Rama nxjerr në video dhe vetë Lulzim Bashën, i cili thotë: “Hej ngadalë, ca gjëra janë vërtetë të pamundura”, ka shkruar Rama krahas videos së montuar.

View this post on Instagram

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Një video-montazh ky i kreut të qeverisë që është një ironi kundër rivalëve politikë. Ky nuk ishte i vetmi rast ku kryeministri ironizoi kundërshtarët, një tjetër ndodhi vetëm një ditë më parë ku në një nga takimet e tij elektorale ai u shpreh “Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliu”.
Ironia e Ramës ka vazhduar edhe me qytetarët, por edhe me ndarjet në bazë të gjinisë dhe moshës një rast konkret ndodhi në Shkodër ku ai u shpreh
“Sa të mbarojmë me vaksinimin me moshën 70-vjeç e lart, të parët që do vaksinojmë do jenë gratë dhe vajzat e fasonerive, burrat kismet”. Ditën e sotme qarkulloi edhe një video ku kryeministri ka bërë një gjest të turpshëm kundrejt një qytetari i cili i kërkon që ta përshëndesi në bazë të asaj që dëgjohet në video. Ky veprim i kryeministrit është skandaloz dhe i patolerushëm në çfarë do lloj situate.

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Nga ana tjetër kundërshtari i tij politik Lulzim Basha, duket se ka qëndruar indiferent ndaj akuzave dhe fyerjve të Ramës, ja si e argumenton ai këtë,
“Më thonë pse si kthen përgjigje kur të shan, kur të sulmon. E dini pse më shan, pse më sulmon? Sepse e di që po vjen ndryshimin. S’ka bërë asgjë këto 8 vite. S’ka një gjë për t’u mburrur. Alternativa e vetme është sharja.Njerëzit prandaj janë mërzitur nga politika. Rama është e shkuara ,s’kemi kohë për të humbur me gërr-vërret. Deri ditët e fundit do shajë e përgojojë. S’ka asgjë për t’i treguar shqiptarëve. 25 prilli nuk është për të ,as për mua, janë për popullin. Nuk merrem me të, unë merrem me ju”, ka thënë Basha.
Herë pas here kryedemokrati ka zgjedhur që të godasin kryeministrin me anë të një “ Rubrike” të cilën ai e quan “100 dështimet e Ramës”.

Kujtojmë se më datë 29 prill u nda nga jeta ish kryeministri Bashkim Fino, dhe kryeministri i vendit Edi Rama, e shpalli ditë zie kombëtre.Nga ana tjetër edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha anulloi të gjitha takimet elektorale që kishte përgatitur për zgjedhjet e 25 prillit.

Etiketa: bashacfare ndodhifushataqytetet kryesorerama

Të tjera

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën
Aktualitet

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Rruga panoramike Shëngjin Velipojë sapo ka hyrë në qarkullim këtë pranverë, por një segment i saj pranë fshatit Rrjoll është...

15:32 08/12/2025
8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

8 dhjetori mban vulën e një prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë sonë politike dhe shoqërore. Në vitin 1990,...

11:30 08/12/2025
Para

Skandali me pasaportat e futbollistëve të Kombëtares/ Xhaçka: “Është çështje rregulloreje”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

15:32 08/12/2025
8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

11:30 08/12/2025
Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

16:56 06/12/2025
Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

16:07 06/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.