Skip to content
Uncategorized

Sfidat në Ligën e Kombeve/ Reja bën ndryshime në listën kuqezi, ja talentet që rikthehen

· 2 min lexim

Trajneri i kombëtares, Edi Reja, ka vendosur që të bëjë disa ndryshime në listën e lojtarëve kuqezi, pak përpara ndeshjeve të para në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë.

Për shkak të masave kufizuese të pandemisë Covid-19, Federata  Shqiptare e Futbollit ka hasur pengesa në lëvzjet e disa lojtarëve të kombëtares që luajnë në kampionatet evropiane.

Deri më tani Zvicra nuk ka kthyer ende një përgjigje zyrtare, e si pasojë është penguar grumbullimi i Ermir Lenjanit dhe Florian Kamberit.

Gjithashtu edhe talenti Armando Broja nuk do të mund që të luajë në trasfertën kundër Bjellorusisë për shkak të një kartoni të kuq me përfaqësuesen U-19.

Talenti i ri i ekipit të Chelseat, i cili luan në formë huazimi te Vitesse, do të jetë i gatshëm për sfidën kundër Lituanisë.

Duke parë rrethanat trajneri Reja ka ftuar në listën kuqezi futbollistin e Olimpija e Ljubjanës, Endri Çekiçin, i cili gjatë ditë së djeshme gjeti edhe rrugën e rrjetës në kampionatin slloven. Ndërkohë është ende e paqartë situata për talentin Marash Kumbulla.

Mbrojtësi i Hellas Veronës në Seria A, i është bashkuar kombëtares, por një dëmtim rrezikon seriozisht aktivizimin e tij në sfidat e Ligës së Kombeve. Kumbulla do t’i nënshtrohet testeve të tjera mjekësore përpara se të merret një vendim përfundimtar nga stafi i kombëtares së Shqipërisë.