Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sërish rritje çmimi/ Bordi vendos se nafta do të shitet me 233 lekë për litër!

19:13 23/03/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme Bordi i Administrimit të Karburanteve, i cili reflekton ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare ka vendosur sërish rritje çmimi të naftës.

Nga sot deri në 25 mars, nafta do të shitet me 233 lekë për litër, duke pësuar një rritje prej 12 lekësh krahasuar me një ditë më parë. Ndërkohë, rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës, ku nga 211 lekë që ishte, është bërë 218 lekë, teksa gazi nuk ndryshon, vijon të shitet me 93 lekë/litri.

Sipas Bordit të Transparencës, këto çmime reflektojnë rritjen në bursën e naftës dhe benzinë, ku nga data 16-22 Mars çmimi i naftës u rrit me 231$ për ton dhe i benzinës me 113 $ për tonë.

Këto çmime do të jenë të vlefshme për tre ditë. Të premten Bordi i Transparencës pritet të mblidhet sërish për të përcaktuar çmimet e karburanteve në vend.

Kujtojmë se çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 227 lekë/litër,  dhe nënproduktit benzinë për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 208 lekë/liter. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 23 mars -25 mars 2022,  të  jetë 233 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228  për periudhën 23 mars-25 mars 2022,  të  jetë 218 lekë/litri. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 23 mars-25 mars 2022,  të jetë 93  lekë/litri. Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 23 Mars”, thuhet në vendim.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë, në të kundërtën do të ndëshkohet duke nisur nga gjoba nga 2 mln lekë për ato që tregojnë me pakicë deri në 10 mln lekë për shumicën, por edhe heqja license nëse shkelja është e përsëritur.

Bordi i Administrimit të Karburanteve u ngrit pikërisht për të bërë transparent lëvizjen e çmimit të naftës në bursë e ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe shmangien e abuzimeve brenda tregut tonë me karburantet.

Të lidhura

Pas 11 ditësh kërkimesh, 70-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Devoll
Aktualitet

Pas 11 ditësh kërkimesh, 70-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Devoll

Pas më shumë se dhjetë ditësh kërkimesh, 70-vjeçari Jashar Spaho, i shpallur i zhdukur që prej 28 qershorit, është gjetur...

13:06 09/07/2025
Lirimi i hapësirave publike në Laç, tregtarët ambulantë protestë para bashkisë
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike në Laç, tregtarët ambulantë protestë para bashkisë

Tregtarët ambulantë në qytetin e Laçit dolën këtë të mërkurë në protestë përpara godinës së Bashkisë së Kurbinit, duke kundërshtuar...

12:41 09/07/2025
Para
Po vuante dënimin, 21-vjeçarja humb jetën në burgun e grave

Lushnje/ Vizitori i dërgon djalit të tezes një plumb në veshmbathje, policia e arreston

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pas 11 ditësh kërkimesh, 70-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Devoll

Pas 11 ditësh kërkimesh, 70-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Devoll

13:06 09/07/2025
Lirimi i hapësirave publike në Laç, tregtarët ambulantë protestë para bashkisë

Lirimi i hapësirave publike në Laç, tregtarët ambulantë protestë para bashkisë

12:41 09/07/2025
Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon edhe përpjekja e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:23 09/07/2025
Egjipti çel në Tiranë javën e kulturës me vallëzim, kinema e gatime tradicionale

Egjipti çel në Tiranë javën e kulturës me vallëzim, kinema e gatime tradicionale

12:07 09/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.