Skip to content
Kryesore

Sërish probleme me Wizz Air, shtyhet pas mesnate udhëtimin Tiranë-Vjenë

· 1 min lexim

Nuk ka fund problemet me kompaninë ajrore Wizz Air!

“Bëma” e tyre e radhës është shtyrja e fluturimit Tiranë-Vjenë. Pasagjerët janë njoftuar vetëm një orë para udhëtimit, se fluturimi i tyre i orës 19.55 është shtyrë me plot 5 orë dhe udhëtimit do të bëhet, pas mesnatë, në orën 1.10.

Gjithmonë, nëse Wizz Air nuk vendos bëmën e radhës, duke e shtyrë sërish udhëtimin.

Kjo nuk do të jetë çudi, pasi tashmë nuk kanë fund precedentët e tillë me këtë kompani që duket qartë që nuk ka respekt për pasagjerët e saj./Voxnews