Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët e paligjshëm ka marrë ‘dritën jeshile’ me 93 vota pro nga senati Italian. Ndërkohë që 61 votuan kundër marrëveshjes. Marrëveshja e firmosur në Romë në 6 nëntor të vitit të kaluar, mes kryeministrave të të dy vendeve, përfshin emigrantët që nisen nga Afrika e Veriut dhe kapen në det nga anijet italiane. Këto emigrantë do të dërgohen në qendra që do të ndërtohet posaçërisht për ta në Shëngjin dhe Gjadër. Emigrantët fillimisht do të kryejnë do të kryejnë procedurat e verifikimit në Shëngjin dhe më pas do të dërgohen në Gjadër ku do të rrinë të izoluar deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit.
Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje
Protesta në Baks Rrjoll u përshkallëzua fort këtë fundjavë. Banorët thyen mjetet e “Brecani shpk”, e kontraktuar për ruajtjen e...








