Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, 3 të arrestuar

14:40 13/01/2025
Reading Time: 2 min lexim

Policia e Durrësit ka sekuestruar 670 mijë litra naftë të kontrabanduar në kuadër të operacionit “Ari i Zi”.

Dyshohet se nafta vinte nga Tunizia. Gjatë operacionit është sekuestruar gjithashtu anija e transportit, 14 dokumente identifikimi dhe lundrimi, 10 celularë, si dhe dokumente të tjera të rëndësishme për hetimin.

Tre persona janë arrestuar, përfshirë kapitenin sirian të anijes, Mohammd Kahilah, marinarin shqiptar Eneo Cano dhe oficerin e parë, Sushil Vema.

Po ashtu, pesë anëtarë të ekuipazhit, shqiptarë dhe të huaj, janë proceduar në gjendje të lirë. Autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e dy organizatorëve të kontrabandës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ari i zi”.

Sekuestrohen 670 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia.

Gjithashtu, sekuestrohen anija me të cilën ishte kontrabanduar nafta, 14 dokumente identifikimi dhe dokumente për lundrim, 10 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për rastin.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.

Hetimet profesionale dhe të shpejta identifikojnë 2 organizatorët e këtij rasti. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat i punës së inteligjencës policore dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, Antikontrabandës dhe Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Durrës, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DPPSh-së, Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Durrës, Guardia di Finanza Durrës, Degës së Doganës Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Ari i zi”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasi sirian M. K., 45 vjeç, me detyrë kapiten i anijes, shtetasi shqiptar E. C., 43 vjeç, me detyrë marinar i anijes, si dhe shtetasi indian S. V., 42 vjeç, me detyrë oficer i parë i anijes. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim organizatorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit E. S., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe F. B., 29 vjeç, banues në Zvicër.

Më tej, gjatë këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes, përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit.

Nga kontrolle në anije, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit, u gjetën përkatësisht 670 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: nafte

Të tjera

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen
Aktualitet

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

Një sipërmarrës italian 54 vjeç, Massimo Ferro, ka ndërruar jetë në muajin dhjetor në Tiranë, pas një ndërhyrjeje për ngushtimin...

15:47 07/02/2026
Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”
Aktualitet

Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

Banorët e Rrjollit kanë hyrë sot në ditën e gjashtë të protestës kundër ndërtimit të një resorti turistik në bregdetin...

15:31 07/02/2026
Para
Dosja “Gërdeci”/ Shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun

Dosja “Gërdeci”/ Shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

15:47 07/02/2026
Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

15:31 07/02/2026
Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

22:19 06/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.