Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sejko me përfaqësuesit e BQE-së: Perspektivat ekonomike të Shqipërisë ngelen pozitive

12:34 20/02/2023
Reading Time: 2 min lexim

Një delegacion nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) zhvilloi javën e kaluar një vizitë pune në Bankën e Shqipërisë, në kuadrin e dialogut me partnerët evropianë për vlerësimin e programit të reformave ekonomike për vitin 2023.

Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi i zhvillimeve dhe politikave ekonomike, financiare e bankare, me drejtues të Bankës së Shqipërisë.

Gjatë takimit të zhvilluar me delegacionin e BQE-së, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi se ekonomia shqiptare ka shfaqur një rezistencë të konsiderueshme ndaj goditjeve të ardhura nga pandemia dhe, së fundmi, nga lufta në Ukrainë.

Ai tha se rimëkëmbja ekonomike pas emergjencës së pandemisë ka qenë e shpejtë dhe e gjithanshme, duke dëshmuar si bilancet e shëndosha dhe fleksibilitetin e sektorit privat, ashtu edhe kursin e duhur të politikave monetare, financiare dhe fiskale gjatë kësaj periudhe.

Po ashtu, Guvernatori nënvizoi se rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit 2022 ka sjellë rritje të shpejtë të inflacionit në vend. Megjithatë, kjo rritje është shfaqur e kontrolluar, si pasojë e reagimit të politikës monetare, e forcimit të kursit të këmbimit dhe e kontrollit të çmimeve të energjisë elektrike. Në të njëjtën kohë, aktiviteti ekonomik në vend, punësimi e pagat, kanë vijuar të rriten.

Lidhur me tregjet financiare, Guvernatori u shpreh se ato vazhdojnë të jenë të qeta. Kursi i këmbimit të lekut ndaj euros ka pasur tendenca forcimi, ndërsa transmetimi i normalizimit të qëndrimit të politikës monetare po shfaqet gjithnjë e më i plotë. Megjithatë, kredia për sektorin privat vijon të rritet dhe bilancet e sektorit bankar mbeten të shëndetshme.

Më tej, ai theksoi se perspektivat e treguesve kryesorë ekonomikë mbeten relativisht solide. Ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet gjatë viteve në vazhdim, ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2024. Këto parashikime janë konsistente me vijimin e procesit të normalizimit të qëndrimit të politikës monetare, por shpejtësia e këtij normalizimi do të varet nga informacioni i ri, ecuria e presioneve inflacioniste dhe balanca e rreziqeve mbi to.

Guvernatori falënderoi BQE-në për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Bankës së Shqipërisë, mbështetje kjo e shprehur jo vetëm në formën e shkëmbimit të informacionit dhe të dialogut të vazhdueshëm mbi politikat, por edhe në formën e linjës së likuiditetit në vlerën 400 milionë euro të akorduar gjatë pandemisë dhe të rinovuar së fundmi.

Ai theksoi se pavarësisht se deri tani kjo marrëveshje huaje e kolateralizuar (REPO) nuk ka qenë e nevojshme të përdoret, Banka e Shqipërisë vlerëson se ky instrument rezervë mbetet i dobishëm në kuadër të pasigurive të shtuara në ekonominë globale dhe tregjet financiare, që vijnë kryesisht nga vazhdimi i luftës në Ukrainë./RevistaMonitor

Të tjera

Vangjeli: Durrësi përmbytet nga korrupsioni, ujësjellësi i jep tenderin familjarëve të kryebashkiakes Emiriana Sako
Aktualitet

Vangjeli: Durrësi përmbytet nga korrupsioni, ujësjellësi i jep tenderin familjarëve të kryebashkiakes Emiriana Sako

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar situatën e rëndë që po përjeton qyteti i Durrësit pas...

12:51 21/01/2026
Nga Shqipëria në Vietnam: Vetëm 7 vende konfirmojnë pjesëmarrjen në Bordin e Paqes
Aktualitet

Nga Shqipëria në Vietnam: Vetëm 7 vende konfirmojnë pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

Deri më sot, 52 udhëheqës nga po aq vende të botës janë ftuar për të marrë pjesë në Bordin e...

12:43 21/01/2026
Para
Kërkoi lehtësim mase, gjykata lë përsëri në burg Alda Klosin

Kërkoi lehtësim mase, gjykata lë përsëri në burg Alda Klosin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vangjeli: Durrësi përmbytet nga korrupsioni, ujësjellësi i jep tenderin familjarëve të kryebashkiakes Emiriana Sako

Vangjeli: Durrësi përmbytet nga korrupsioni, ujësjellësi i jep tenderin familjarëve të kryebashkiakes Emiriana Sako

12:51 21/01/2026
Nga Shqipëria në Vietnam: Vetëm 7 vende konfirmojnë pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

Nga Shqipëria në Vietnam: Vetëm 7 vende konfirmojnë pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

12:43 21/01/2026
Gjykata: Shehaj i pafajshëm për shpifje, gjobë për fyerje ndaj Lapajt

Gjykata: Shehaj i pafajshëm për shpifje, gjobë për fyerje ndaj Lapajt

12:36 21/01/2026
Homazhe për 21 Janarin, familjarët kërkojnë drejtësi: Përgjegjësia nuk duhet harruar

Homazhe për 21 Janarin, familjarët kërkojnë drejtësi: Përgjegjësia nuk duhet harruar

12:20 21/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.