Skip to content
Të Gjitha

Seanca, Tahiri mbërrin në gjykatë

· 1 min lexim

Seanca e radhës në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri do të zhvillohet sot.

Avokati Maksim Haxhia, në një prononcim për mediat la të hapur mundësinë për të kërkuar gjykim të shkurtuar, në paraqitjen e fundit në Gjykatën për Krime të Rënda,.

Shqyrtimi i hetimeve të Prokurorisë do të bëhet sot më 26 mars, pasi seancën e shkuar nuk ishin njoftuar 3 të hetuarit e tjerë, ish-policët Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, që ndodhen në arrati prej më shumë se një viti.