Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Seanca e parë dështoi, mblidhet sot Kuvendi i Kosovës

08:36 17/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Vazhdimi i seancës për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, është caktuar për të enjten në orën 12:00.

Kjo datë shënon afatin përfundimtar 48-orësh nga ndërprerja e seancës së mëparshme të mbajtur të martën, e cila dështoi të kalonte pikën e parë të rendit të ditës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërhyri me një letër drejtuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari, duke i kujtuar se përmbushja e detyrës për funksionalizimin e institucioneve është një detyrim kushtetues.

“Kushtetuta, praktika gjyqësore dhe rregullorja e Kuvendit kërkojnë që seanca të vazhdojë brenda dy ditësh nga ndërprerja,” theksoi Osmani.

Dehari kishte kërkuar më herët sqarim institucional lidhur me mënyrën e veprimit pas dështimit të seancës, por përgjigjja e Presidencës ishte e prerë: formimi i institucioneve nuk mund të bllokohet.

Të martën, deputetët nuk arritën të miratonin raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

PDK, LDK dhe AAK votuan kundër, duke kundërshtuar pjesëmarrjen në seancë të anëtarëve të Qeverisë në detyrë që ishin zgjedhur si deputetë, pa dhënë më parë dorëheqjen formale nga postet ekzekutive.

Presidentja Osmani, përmes një deklarate në rrjete sociale, theksoi se deputetët kanë për detyrë të bëjnë funksionale institucionet, jo të pengojnë konstituimin e tyre.

Në të njëjtën linjë, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e mirëpriti reagimin e saj, por nguli këmbë që ministrat e zgjedhur si deputetë duhet të dorëhiqen zyrtarisht.

Në anën tjetër, Albin Kurti, kryeministër në detyrë, reagoi duke e quajtur kërkesën për dorëheqje formale të ministrave “të pamatur” dhe me rrezik për krijimin e një vakumi institucional.

Lëvizja Vetëvendosje thekson se qeveria ka qenë në dorëheqje që nga përfundimi i mandatit në mars dhe akuzon opozitën përfshirë PDK-në, LDK në, AAK-në dhe Listën Serbe për krijimin e një krize të qëllimshme.

Miratimi i raportit të komisionit është parakusht për betimin e deputetëve dhe zgjedhjen e strukturës udhëheqëse të Kuvendit. Vetëm pas këtyre hapave mund të fillojë procesi për formimin e qeverisë së re.

Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve me rreth 42% të votave dhe 48 deputetë, është ende larg shumicës prej 61 votash të nevojshme për të formuar ekzekutivin.

Pas saj radhitet PDK me 24 mandate, LDK me 20 dhe koalicioni AAK-NISMA me përfaqësues të tjerë. Deri tani, vetëm Fatmir Limaj nga NISMA nuk ka vendosur “vija të kuqe” për një koalicion të mundshëm me LVV-në, duke lënë hapësirë për negociata të reja politike.

Seanca e së enjtes pritet të jetë vendimtare për të kuptuar nëse Kuvendi do të arrijë të çbllokohet, apo do të thellohet më tej kriza institucionale në vend.

Etiketa: Kuvendi i Kosovesseanca

Të lidhura

Në moshën 74-vjeçare, rikthehet në bankat e shkollës/ Maturanti më i vjetër në Shqipëri
Aktualitet

Në moshën 74-vjeçare, rikthehet në bankat e shkollës/ Maturanti më i vjetër në Shqipëri

Në moshën 74-vjeçare, Skënder Cena është rikthyer në bankat e shkollës për të përmbushur një ëndërr të hershme që kishte...

13:44 03/06/2025
Partia e Lirisë protestë para SPAK
Aktualitet

Detaje nga operacioni i SPAK/ Droga trafikohej me kamionë, në pranga 10 shqiptarë

Një operacion i përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze ka çuar në goditjen e një rrjeti kriminal të trafikut ndërkombëtar...

13:29 03/06/2025
Para
Ndahet nga jeta legjenda e futbollit shkodran

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit shkodran

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Në moshën 74-vjeçare, rikthehet në bankat e shkollës/ Maturanti më i vjetër në Shqipëri

Në moshën 74-vjeçare, rikthehet në bankat e shkollës/ Maturanti më i vjetër në Shqipëri

13:44 03/06/2025
Partia e Lirisë protestë para SPAK

Detaje nga operacioni i SPAK/ Droga trafikohej me kamionë, në pranga 10 shqiptarë

13:29 03/06/2025
Alarm në Postribë, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë

Alarm në Postribë, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë

13:08 03/06/2025
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Bulqizë, 2 të plagosur

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Bulqizë, 2 të plagosur

12:56 03/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.